Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, per Lautaro vjen nje propozim i madh: “Zhang dhe Marotta me sa duket i kane ofruar atij…”

Inter, per Lautaro vjen nje propozim i madh: “Zhang dhe Marotta me sa duket i kane ofruar atij…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez ka nisur ne menyren me te mire te mundshme me 3 gola ne 3 ndeshje, duke larguar njehere e mire edhe zerat e merkatos dhe Barcelonen.

El Toro ka treguar se eshte perqendruar totalisht te kauza zikalter dhe tashme eshte koha te mendojme edhe per… rinovimin!

Ne takimin e ndodhur ndermjet klubit dhe agjenteve te tij ne seline e Interit, eshte diskutuar edhe per rinovimin qe pritet te vije pas pak.

“Me keto tre gola, ne fakt, Lautaro ka dashur te tregoje se eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te ketij Interi.”

“Natyrale, qe ai te pretendoje nje trajtim te njejte ekonomik ne te njejtin nivel me shoket e skuadres.”

“Prandaj edhe Barcelona kur i beri oferte, i ofroi atij nje rroge dyfish me te larte se ajo qe i jep Interi.”

“Cfare do te thote kjo? Qe rroga e tij do te jete ne nje nivel me fashen me te larte te rrogave te Interit, qe sheh Lukaku, Eriksen dhe Sanchez si lojtaret me te paguar (ky i fundit eshte rezerva e Lautaros).”

“Ata marrin te gjithe jo me pak se 7 milione euro”, shpjegon Corriere dello Sport.

Por ka ende distance ndermjet paleve duke qene se Interi deshiron nje kontrate qe rritet vit pas viti duke arritur te deshira qe ka Luataro.

“Keshtu, baza e nisjes pritet te jete te 5 milione euro, nje rroge qe i eshte ofruar atij nga Zhang dhe Marotta, para te cilave do i shtohen edhe nje seri e gjate bonusesh.”

“Vullneti i paleve, gjithesesi, eshte ai qe te zgjidhet kjo situate ne nje kohe te shkurter, duke evituar qe te kalojne muaj te tere deri sa te arrihet nje marreveshje dhe kjo te ndikoje edhe te rendimenti ne fushe i argjentinasit”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.