Inter, per ndeshjen ndaj Romes te dielen ka nje shqetesim te madh per Antonio Conten: gjithcka ka te beje me mungesen apo jo te Romelu Lukaku!
Ka qene nje fitore bindese ajo dje ndaj Spal, sepse eshte kapur edhe vendi i dyte ne klasifikim dhe largesia me Juventusin eshte ulur ne 6 pike.
Por lajmet e mira per Interin e Antonio Contes mund te mbarojne aty… ose jo: Romelu Lukaku ka pesuar nje demtim ndaj Verones.
Per kete arsye ai ka qendruar ne Pinetina te stervitet dhe gjendja e tij edhe pse eshte ne permiresim e siper, mbetet e dyshimte per sa i perket nje roli si titullar ndaj Romes.
Objektivi sipas Corriere dello Sport eshte pikerisht ai, qe te zbrese ne fushe nga minuta e pare kunder Romes. “Objektivi Roma per lojtarin. Ashtu si ishte parashikuar, ne fakt, Lukaku nuk ishte as ne tribune dje ne Ferrara.”
“Ai qendroi ne shtepi ne Milano per tu stervitur per sfiden ndaj Romes bashke me lojtaret e tjere te demtuar.”
“Bomberi belg ka nje shqetesim muskular qe e ka ndjere per here te pare ndaj Verones. Ndermjet dites se sotme dhe te neserme do te kuptohet nese Big Rom do mund te luaje ndaj Romes ose jo.”
“Do te shihet me shume qartesi situata e tij nga mjeket e skuadres gjate stervitjes se paradites dhe me pas do te merret edhe vendimi perkates.”
“Prezenca apo jo e Romelu Lukaku mbetet per Antonio Conten shqetesimi me i madh per ndeshjen ndaj Romes.”
MESFUSHA – “Gjithmone per sa i perket Romes, pritet qe mbase ne pankine te jete edhe Niccolo Barella i cili do te rikthehet keshtu pas disa ndeshjesh.”
“Ish-lojtari i Cagkiarit u ndal per nje shqetesim muskular pak perpara fillimit te ndeshjes ndaj Bolognes. Nderkohe Sensi dhe Vecino nuk dihet ende kur do te rikthehen.”