Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter perfekt por ku do te shkoje ne fund Dybala? “Ata qe e njohin nga afer betohen se…”

Inter perfekt por ku do te shkoje ne fund Dybala? “Ata qe e njohin nga afer betohen se…”
Inter Club Staff

E ardhmja e Paulo Dybala eshte nje telenovele qe me sa duket do te dergohet perpara deri ne fund te sezonit.

Sulmuesi argjentinas nuk do te rinovoje me Juventusin dhe eshte ne pritje te disa ofertave per te zgjedhur destinacionin e radhes.

Mund te jete Inter, ashtu si konfirmon edhe Tuttosport, por mund te jete edhe ndonje skuader tjeter ne Europe.

“Ne fakt, ata qe e njohin Paulon nga afer, betohen se lojtari deshiron te qendroje ne Itali me cdo kusht ne fund te sezonit.”

“Deshira e tij eshte qe ne nje forme apo ne nje tjeter te hakmerret ndaj Juventusit. Por edhe sirenat nga Spanja jane te forta gjithashtu.”

“Eshte e mundur qe Dybala kur te vine ofertat te mos vendose vetem nga ana ekonomike, por te shohe edhe aspekte te tjera.”

“Ai deshiron te qendroje ne Itali dhe te shkoje ne nje skuader ku do te ishte simbol.”

“Te Juventusi nuk u be kurre nje i tille ne vitet e fundit sepse ardhja e Cristiano Ronaldos e largoi shume nga kjo deshire qe ai kishte.”

“Inter ne kete drejtim duket se eshte mundesia me e mire qe Dybala ka sepse si destinacion eshte me i miri i mundshem.”

“Aty do te arrinte ate hakmarrjen sportive qe aq shume deshiron dhe do e bente kete gje ne fushe si nje lider teknik.”

“Gjithesesi, problemet ne kete tratative per Interin jane te shumta dhe duhet pare me kujdes cdo aspekt ne tratative.”

“Dybala ka pasur jo pak probleme kohet e fundit me demtimet por nderkohe nga ana tjeter pretendon nje rroge shume te larte.”

“Por nga ana tjeter eshte edhe Atletico Madrid, qe per Dybala eshte gati ta beje gjithashtu nje tentative e kjo mund te rrise kerkesat per rroge te agjentit te lojtarit.”

“Gjithesesi, duhet thene gjithashtu se Interi e nis kete gare disa metra para te tjereve: deshira e Paolos per te qendruar ne Itali eshte shume e qarte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.