Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,840 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Perisic dergon nje mesazh per Conten: “Nuk me plas fare nese je nje zgjedhje…”

Inter, Perisic dergon nje mesazh per Conten: “Nuk me plas fare nese je nje zgjedhje…”
Inter Club Staff

Ivan Perisic eshte rikthyer shume i karikuar nga huazimi tek Bayern Munich ku ai fitoi gjithcka ne nje sezon te vetem.

Tripleta e fituar i ka dhene nje bindje me te madhe kroatit ne aftesite e tij dhe deshiron tashme qe te ndihmoje skuadren zikalter.

E kete gje e tregon edhe citimi i fundit i lojtarit zikalter ne rrjetet sociale qe me sa duket, eshte edhe nje mesazh per Conten.

Ai ka cituar Tom Brady, nje mit te sportit ne nje fjalim legjendar te tij perpara nje ndeshje ne Amerike.

“Nuk me plas fare nese je nje zgjedhje e pare, une isha zgjedhja e 199 ne rang kombetar.”

“Por me degoj, nese ke nje mundesi te zbresesh ne fushen e lojes, mos e co dem asnjehere ate.”

“Mund te mos kesh nje te dyte prandaj mos e co dem”. Ky ka qene citimi i Ivan Perisic ne rrjetet sociale.

E ku i dihet, ky mesazh mund te kete qene pikerisht per Conten qe eshte shume i kujdesshem per ate qe lojtaret e tij postojne ne rrjete sociale duke qene se eshte nje manjak i detajeve.

Zerat ne kete moment jane se Conte deshiron te eksperimentoje duke perdorur Perisic ne 3-5-2 e tij si nje lojtar te krahut te majte.

Nje eksperiment ky i deshtuar vitin e kaluar perpara se te kalonte ne huazim te Bayern Munich.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.