Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, perplasje Conte-Vidal dje pas ndeshjes: “Ja cfare ndodhi: me sa duket kiliani i ka kerkuar Contes…”

Inter, perplasje Conte-Vidal dje pas ndeshjes: “Ja cfare ndodhi: me sa duket kiliani i ka kerkuar Contes…”
Inter Club Staff

“Vidal, kemi nje problem…”. Keshtu hapet artikulli i sotshem i Corriere dello Sport per sa i perket paraqitjes se djeshme te Arturo Vidal ndaj Crotones.

Ish-lojtari i Barcelones, ne fakt ka pasur faj te dy golat e pesuar diten e djeshme nga Interi ne Meazza.

Ai ka humbur Zanellaton ne rastin e golit te 1-0 dhe me pas ka shkaktuar vete penalltine qe solli 2-2 momental.

Nderkohe, Corriere dello Sport shkruan: “Interi ka shkaterruar Crotonen me gjashte gola dhe ka marre keshtu fitoren e tete radhazi ne Serie A.”

“Por Conte nuk eshte ndalur ne kritikat e tij ndaj Vidal, te cilit i ka uleritur si ne fushe, por edhe ne dhomat e zhveshjes.”

“Ai e ka vene ate perpara pergjegjesise edhe pas ndeshjes dhe ka pasur nje perplasje ndermjet te dyve. Vidal ka kerkuar falje dhe e ka marre persiper fajin e tij.”

“Vidal ka pasur shume ulje-ngritje, nuk mund t’ja lejojme vetes kete gje”, ka thene Conte ne fund te ndeshjes.”

“Ai e di, e di qe duhet te stervitet shume. Sepse ndoshta, kur luan kunder skuadrave te medha, ndonjehere, gabime te tilla nuk mund te rekuperohen dot.”

“Eshte evidente qe tashme topi ka kaluar te Vidal nga Conte. Ai do te kete disa mundesi per te rregulluar gjithcka, por per Conten nuk ka asnje te paprekshem.”

“U pa shume mire dje, qe Conte nuk ja ‘pertoi’ shume dhe Vidal e hoqi direkt pas atyre 45 minutave te tmerrshme.”

“Duhet pare me kujdes tani si do te sillet Vidal, nese do te jete perseri titullar edhe ndaj Sampdorias apo jo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.