Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, perplasje e forte me Brozivic? “Zbulohet kerkesa e tij. Ka kerkuar te kete nje rroge identike me…”

Inter, perplasje e forte me Brozivic? “Zbulohet kerkesa e tij. Ka kerkuar te kete nje rroge identike me…”
Inter Club Staff

E ardhmja e Marcelo Brozovic po mban me te vertete ne tension te madh te gjithe tifozet e Interit qe nuk duan qe kroati te largohet.

Ne kete moment, kroati eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Simone Inzaghit dhe e njejta gje ka ndodhur edhe me Conten.

Por ai ka kontraten ne skadence ne 2022 dhe rreziku per ta humbur me parameter zero eshte me te vertete shume i larte.

Kjo edhe per shkak se tratativa per rinovimin nuk eshte futur ende ne momentin e saj te nxehte dhe sipas asaj qe tregon Tuttosport, kane filluar perplasjet e para.

“Zyrtarisht per arsye personale eshte anulluar nje takim pune ndermjet babait te lojtarit, avokates se tij dhe drejtuesve te Interit.”

“Ishte planifikuar te zhvillohej takimi i pare pikerisht javen qe sapo kemi lene pas, por dicka e tille nuk ka ndodhur aspak.”

“Problemi me i madh ne kete moment eshte se Marcelo Brozovic po kerkon me ngulm qe te kete nje trajtim identik me shokun e skuadres, Lautaro Martinez, dhe pretendon nje rroge identike me te. Kjo eshte perplasja qe klubi dhe lojtari kane ne kete moment.”

“Pra ai kerkon te pakten 6 milione euro ne sezon. Dicka kjo qe e ben marreveshjen shume te veshtire sepse Interi nuk deshiron te jape me shume se 4,5-5 milione euro ne sezon per kroatin.”

“Nderkohe Inzaghi eshte shume i shqetesuar per kete situate: ai deshiron qe Brozovic ti rinovohet kontrata sa me shpejt te jete e mundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.