Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

268 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, perplasje e madhe Nainggolan-Conte? “Ja si qendron e verteta: ato fjale te renda publikisht te tranjerit per te…”

Inter, perplasje e madhe Nainggolan-Conte? “Ja si qendron e verteta: ato fjale te renda publikisht te tranjerit per te…”
Inter Club Staff

“Une kerkoj qe ti ve te gjithe ne kushtet me te mira: ka nga ata lojtare qe arrijne me shpejt ta bejne kete gje, ka nga ata qe arrijne me vone, por ka nga ata qe nuk e arrijne kurre”.

Keshtu ishte shprehur Antonio Conte per gjendjen fizike te Radja Nainggolan dy jave me pare dhe kane qene deklarata qe kane bere shume buje ne ate moment.

Nderkohe, belgu nga ana e tij ka pasur shume pak shanse per tu vene ne dukje ne skuadren e Interit ne kete fillim sezonit.

Tuttosport flet per kete gje diten e sotme, dhe ka analizuar me kujdes deklaratat e teknikut, duke tentuar te shpjegoje nese ka nje perplasje te madhe ndermjet Nainggolan dhe Conte.

“Deri me tani Conte i ka dhene Ninjes vetem disa therrime (41 minuta totale ne fushen e lojes), edhe per shkak se ai nuk ka nje gjendje fizike optimale.”

“Kjo gje u vu re edhe ne 2-2 ndaj Parmes, ku belgu u fut ne fushen e lojes, por me te vertete qe nuk ishte mire fizikisht.”

“Gjithesesi, ajo kritike piblike e Contes nuk e ka fshehur aspak stimen qe tranjeri ka per lojtarin qe e ka dashur me vete edhe ne Londer te Chelsea.”

“Por nese Nainggolan do te tregoje tani se e ka koken e lire nga mendimet e keqija apo merkato, atehere ai mund te behet nje ndihme e madhe per teknikun e Interit.”

“Gjithesesi, ne kete moment hidhet poshte nje perplasje e mundshme ndermjet atyre te dyve. Madje keto dite kane punuar shume mire bashke e ndaj Torinos ai mund te kete disa minuta te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.