Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,747 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter: Pioli ka vetem nje dyshim per Atalanten. Banega dhe Joao Mario?

Inter: Pioli ka vetem nje dyshim per Atalanten. Banega dhe Joao Mario?
Inter Club Staff

Interi ka filluar punen qe te pergatitet sa me mire ndeshja e rendesishme ndaj Atalantes.

Dje, eshte rikthyer te stervitet me grupin edhe Marcelo Brozovic (qe punoi edhe me topin) e qe gjen keshtu shoket e skuadres duke hedhur kandidaturen per nje vend ne pankine. Kjo sepse ne mesin e fushes do te nevojitet fiziku i Gagliardinit dhe Kondogbia per te trembur Kurtic e mbi te gjitha Kessie (leksioni i mare nga Nainggolan duhet te jete mesuar tashme…). Ne mbrojtje do i takoje titullareve te zakonshem, edhe sepse Pioli ne Cagliari la me te drejte jashte Murillon, per te mos rrezikuar te perseritej nje Miranda-dy (i cili u hodh ne fushe ndaj Bolognas dhe e mori karton te verdhe duke munguar ndaj Romes): do i takoje kolumbianit te bllokoje Papu Gomez i cili ka shume perzemer te niset nga ana e majte per te kaluar ne qender me pas. Nga krahu tjeter pritet te luaje D’Ambrosio duhet te ndaloje Contin ndersa Miranda do te kete pune me Petagna, me Medel i cili do te jete ‘xholi’ i mbrojtjes por i pari qe do te nise manovrat sulmuese.

Nderkohe konfirmohet Candreva, Perisic dhe Icardi, e i vetmi balotazh i hapur eshte vendi i titullarit pas shpines se Icardit. Per rolin e trekuartistit eshte nje gare e hapur ndermjet Joao Mario (pothuajse gjithmone titullar ne San Siro me Piolin), ndersa nga ana tjeter eshte Banega i cili vjen nga nje paraqitje e mrekullueshme ndaj Cagliarit ku ai ishte protagonist me nje gol mjaft te bukur dhe nje assist per Perisic qe hapi rrugen e rrjetes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.