Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

3,284 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Pioli ciao: 55 milione per Simeone ose Conte, vendimi brenda 20 ditesh. Spalleti alternativa e pare!

Inter, Pioli ciao: 55 milione per Simeone ose Conte, vendimi brenda 20 ditesh. Spalleti alternativa e pare!
Inter Club Staff

Ne naten e figures se keqe ne Firenze – lexohet kete mengjes ne faqet e Gazzetta dello Sport – Stefano Pioli e mendoi seriozisht qe te bente nje hap pas dhe te paraqiste qe sot ne mengjes doreheqjen nga detyra si tranjer i Interit. Ai kete gje ja tha direkt pas ndeshjes Ausilios, Gardinit dhe Zhang Junior, drejtuesve me pak fjale, te cilet e bene Piolion te ndryshoje mendim duke i perseritur qe nuk ishte faj i tij, e nese do duhet te gjenin fajtor, duhet te kerkonin ne fushe dhe jo jashte saj. Por shume do te varet edhe nga ndeshja ndaj Napolit sepse ndoshta skuadra nuk e ndjek me tranjerin.

Ne cdo menyre, sido qe te shkoje ky fund sezoni, nuk diskutohet qe aventura e Piolit tek Interi do te mbyllet ne fundin e kampionatit. Qe tani klubi zikalter po mendon per Simeonen dhe Conten, operacione te cmendura e te veshtira, por qe Suning deshiron ti ktheje ne realitet – me oferta mostruoze – prej 11 milione euro ne sezon per 5 vite me radhe dhe me fuqi absolute brenda mureve te Pinetinas.

Sipas te perditshmes Italiane, sidomos tranjeri i Chelseas eshte ne mendjen e Zhang Jindong, por pista Cholo duket akoma me e arritshme se ajo e Italianit: i pari qe pranon kete detyre do te kete ne dore nje cek teper te majme. Presingu i klubit per dy tranjeret pritet te zgjase rreth 2-3 jave, me pas hapsire per alternativat e tjera nese nuk do te arrihet dot tek asnjeri.

Nderkohe, kane nisur edhe sondazhet: i pari ne liste eshte Luciano Spalleti, agjenti i te cilit ka pasur nje komunikim te pare me Ausilion, ashtu si ne Milano jane pare edhe agjentet e Jardim, teknikut portugez te Monaco. Me prapa per momentin kandidaturat e tjera si Sampaoli, Marco Silva dhe Marcelino. Sipas lajmeve te oreve te fundit, drejtori sportiv i Interit po dizenjon edhe nje ristrukturim total te sektorit teknik tek Interi (po vjen kapo scout Baccin), e po shihet me kujdes ideja e rikthimit ne Pinetina te Lele Orialit si “dhurate” per tranjerin e ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.