
Inter: Pioli rekuperon nje e nga nje copezat. Sot rikthehet Joao Mario dhe Perisic. Vetem te enjten…
Interi, pas dites se pushimit te dhene nga Pioli, do i rikthehet stervitejve pasditen e sotme.
Ne pritje te rikthimit te grupit ne gjendje te plote, sot, tranjer i ri zikalter, mund te njohe disa lojtare te tjere qe perpara zyrtarizimit te firmes se tij me Interin ishin larguar nga Milano per ne kombetaret respektive. Gnoukouri dhe Yao kane luajtur tashme me Under 23 e Bregut te Fildishte dhe nuk kane impenjime te tjera; e njejta gje edhe per Jovetic dhe Malin e zi dhe Joao Mario me Portugaline (dje ne darke): ndermjet dites se sotme dhe te neserme, do te jene te gjithe ne Pinetina. Edhe Perisic, i cili mori karton te kuq me Kroacine, do te rikthehet ne grup me perpara sec ishte parashikuar. Ai nuk eshte grumbulluar per miqesoren me Irlanden e Veriut. Amerikano Latinet pritet te rikthehen vetem te enjten, ndersa te merkuren do te jene ne milano te kalterit Candreva dhe Eder.
(Corriere dello Sport)