Inter, Pirelli ka kohe te largohet deri ne 30 qershor? Sponsori i ri do te vije nga…
Suning ka filluar te punoje menjehere dhe ka ne program rritjen e fitimeve.
Bolingbroke po con perpara dy ide inovative per Italine: Emertimin e qendres sportive Appiano Gentile dhe sponsorin per bluzen e stervitjes duke qene se kontrata e re me Pirellin ka hequr disa kufizime qe ekzistonin ne te kaluaren. Por pervec kesaj, Pirelli duket se ka kohe deri me 30 qershor per te ushtruar nje klauzole ne kontrate qe i lejon te heqe dore nga kontrata pesevjecare me Interin dhe nese dicka e tille do te ndodhe, sponsori i ri i Interit do te vije menejehere nga galaksia Suning.
Nderkohe grupi i Zhang eshte perqendruar fort tek marketingu ne Kine nepermjet e-commerce dhe iniciativave te tjera. E ky plan do te rriste keshtu te ardhurat e Interit qe brenda muajit te pare. Nje lajm i mire per Interin por edhe per drejtorin sportiv Ausilio qe po planifikon merkaton.