Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

297 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, piste e dyfishte per pasardhesin e Lautaros: Marotta do Aubameyang kurse Conte deshiron nje lojtar nga Serie A!

Inter, piste e dyfishte per pasardhesin e Lautaros: Marotta do Aubameyang kurse Conte deshiron nje lojtar nga Serie A!
Inter Club Staff

Interi po shikon me kujdes merkaton dhe po kerkon nje sulmues te rendesishem, gjithmone ne rast se largohet Lautaro Martinez, i cili kerkohet edhe nga Barcelona.

Pista Cavani mbetet, por sulmuesi qe eshte ne skadence kontrate me Barcelonen, kerkon nje rroge teper te larte.

Prandaj, ne listen e emrave te Interit qe Beppe Marotta dhe Antonio Conte pelqejne jane dy lojtare te tjere: Ai i Aubameyang qe luan me Arsenal dhe Belotti qe luan tek Torino.

Le ti marim me radhe, duke shpjeguar me detaje se si eshte situat e tyre.

AUBAMEYANG – “Nuk eshte zgjedhja e pare e Contes qe do te preferonte nje element qe do te luante me shpine nga porta se sa nje lojtar qe kerkon fundoren.”

“Por te mos harrojme dhe se statistikat jane te gjitha nga ana e sulmuesit gabonez.”

“Ne kater sezonet e fundit, ndermjet Borussia Dortmund dhe Arsenal ai ka kaluar gjithmone 30 golat sezonal dhe kete sezon eshte ne kuoten e 20 golave.”

“Problemi me i madh ne kete mes eshte raporti i tij me Gunners.”

“Ai ka skadencen e kontrates ne vitin 2021 dhe ashtu si ka manifestuar edhe kohet e fundit, ka shume dyshime per sa i perket rinovimit.”

“Por Arsenal kerkon shume per kartonin e tij”, shpjegon Corriere dello Sport.

BELOTTI – “Per karakteristikat e tij teknike, por edhe per mendesine e tij per lufte ne cdo situate, tekniku zikalter e preferon dhe do te ishte me i lumtur nese ne Pinetina do te vinte Belotti.”

“Interi nderkohe, disa sondazhe ne kete sens i ka bere dhe natyrisht ka marre nje dakordesi fillestare nga ana e lojtarit.”

“Ideja e transferimit nga ana e Interit ka te beje edhe me futjen e nje lojtari ne marreveshje si shkembim, por nisjet e bisedimeve do te fillojne vetem pasi Torino te siguroje kete sezon qendrimin ne Serie A.”

“Ne kete pike, Marotta dhe Ausilio mund te vene ne tavoline kartonin e Gagliardinit ose Pinamontit, lojtar qe do te vije nga Genoa.”

“Por edhe Radja Nainggolan mund te perfshihet ne kete marreveshje edhe pse eshte me e veshtire se dy te paret.”

“Por sot per sot, Marotta preferon Aubameyang ndersa Conte vete preferon Belottin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.