Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,049 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Pistocchi eshte i sigurt: “Me duket se nuk e keni kuptuar ende, ja cfare do qe te beje Icardi.”

Inter, Pistocchi eshte i sigurt: “Me duket se nuk e keni kuptuar ende, ja cfare do qe te beje Icardi.”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter vazhdon qe te mbaje pezull te gjithe ambjentin ceshtja Mauro Icardi sepse eshte nje histori qe ka filluar ne ditet e para te 2019 dhe nuk dihet se kur do te jete fundi i saj.

Diten e sotme ka pasur nje takim Zhang-Marotta-Icardi por me sa duket nuk ka pasur asnje zhvillim te ri sepse Icardi nuk e pranon vendimin e klubit.

Ish-kapiteni i Interit eshte i mendimit se duke qendruar ai do e kete shansin e tij per te luajtur edhe pse Conte, Marotta dhe Zhang kane deklaruar se ai eshte jashte projektit disa here publikisht dhe akoma me shume here ne menyre private.

Per kete ceshtje ka folur edhe Maurizio Pistocchi, gazetari shume i njohur italian qe eshte shprehur edhe here tjeter mbi kete ceshtje.

Pistocchi ka nje fame si nje gazetar “kunder sistemit” dhe shkrimet e tij kunder Juventusit pas Calciopolit kane qene te shumta, aq sa e kane demtuar Pistocchin ne karrieren e tij si gazetar sportiv.

Por ai sot eshte i ftuar here pas here neper studio televizive dhe respektohet si nje figure e paanshme dhe nje figure e paster qe lufton mbi te gjitha per nje sport te paster.

Por le te rikthehemi tek fjalet e tij per Icardin sot: “Takimi Zhang-Marotta-Icardi nuk ka pasur asnje rezultat diten e sotshme. Pak a shume ashtu sic e prisja. Ose me sakte, fiks ashtu si e prisja.”

“Mbase dikush nuk e ka kuptuar akoma, por Mauro Icardi nuk ka me te voglin vullnet apo deshire per tu larguar nga Interi dhe Milano.”

“A e dini kur do ta beje ai kete gje? Vetem atehere kur do te mund te largohet me zero euro nga Interi.”

Nderkohe Pistocchi ne te kaluaren ka thene se kjo eshte menyra e hakmarrjes qe ka zgjedhur Icardi ndaj Interit, te largohet me parameter zero per te bere nje dem ekonomik sepse ai ndihet i trajtuar keq nga Interi. Madje sipas tij, ai ne te ardhmen deshiron te luaje tek Juventusi pikerisht per kete fakt, per tu hakmarre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.