Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2020

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter po ben gati nje super shkembim per arsye plusvalence ne janar? “Nga Interi do shitet 25 milione…”

Inter po ben gati nje super shkembim per arsye plusvalence ne janar? “Nga Interi do shitet 25 milione…”
Inter Club Staff

Nje operacion qe eshte bere gati qe ne merkaton e veres por qe pritet te mbyllet ne ditet e para te janarit, sapo te hapet merkato e dimrit.

Interi dhe Torino me sa duket kane rene dakort per ate qe do te ndodhe ne muajin janar, ku palet do te ulen te diskutojne marreveshjen finale.

Behet fjale per shkembimin qe mund te ndodhe ndermjet Vecino, qe do te shkoje te Torino dhe Izzo do te vishet zikalter.

Por pse ne janar ky shkembim dhe pse me kaq ngulm? Me sa duket, ka nje prapaskene te rendesishme ne te gjithe kete histori.

Kjo tratative do te behet me dy huazime ose me dy shitje perfundimtare, por shifrat qe do te shenohen ne bilanc mund te jene shume te larta.

Pse? E gjitha per plusvalence. Interi keshtu mund te shenoje se ka shitur Vecino 25 milione euro te Torino, duke shenuar keshtu nje plusvalence me shume se sa gjysma.

Nderkohe, Torino do te merrte gjithashtu nje super plusvalence me Izzo, qe vleren ne bilanc e ka shume pak.

“Pertej asaj qe ka ndodhur, Torino dhe Interi kane ulur perseri per te gjetur nje marreveshje te re. Torino eshte gati te paguaje rrogen e plote te Vecinos dhe ky eshte nje hap i rendesishem perpara.”

“Por ne fund mund te shohim mbase qe fillimisht klubet ta kryejne kete tratative edhe mbi bazen e nje huazimi duke shtyre keshtu blerjen respektive te kartonave per ne muajin qershor.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.