Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 26, 2020

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter po ferkon duart: mund te vije plusvalenca me e larte ne historine e zikalterve

Inter po ferkon duart: mund te vije plusvalenca me e larte ne historine e zikalterve
Inter Club Staff

Mauro Icardi eshte ende ne pritje qe te njohe te ardhmen e tij dhe se ku do te luaje sezonin e ardhshem.

Paris Saint Germain ka kerkuar nje ulje nga Interi, por 50 milione eurot e ofruara nga Leonardo jane konsideruar shume pak nga Beppe Marotta (edhe pse kjo oferte eshte mohuar me vone).

Tuttosport sot ka shpejguar nder te tjera se si Interi po behet gati qe te fitoje plusvalencen me te larte ne historine e saj nga nje lojtar.

“Ndjesia e pare eshte se Marotta e di shume mire qe duhet te pranoje nje ulje per Icardin, por eshte e sigurt qe nuk deshiron te ulet poshte 50 milione eurove.”

“Eshte shume e mundur qe marreveshja te gjendet per 60 milione euro plus bonuse. Nje rruge e mesme e pelqyer nga te dyja palet.”

“Ne fund te fundit, Paris Saint Germain e di qe Icardi eshte nje problem per Interin dhe Interi e di qe Icardi eshte nje zgjidhje shume e mire ekonomike nese shitet tek Parisi.”

“Por edhe Interi e di qe Icardi eshte sulmuesi qe i mungon Paris Saint Germain per te kompletuar treshen e sulmit.”

“Natyrisht qe ne kete mes 60 milione eurot nuk jane 110 milione eurot e klauzoles, por nese Interi do i marre keto 60 milione euro, do te fuste ne bilanc nje plusvalence rekord, me shume se cdo here tjeter: plot 58 milione euro.”

“Kjo per arsyen e thjeshte se sot Mauro Icardi peshon ne bilanc vetem 1,8 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.