Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po integrimi i Icardit ne skuader eshte i mundur? La Gazzetta dello Sport pergjigjet keshtu!

Inter, po integrimi i Icardit ne skuader eshte i mundur? La Gazzetta dello Sport pergjigjet keshtu!
Inter Club Staff

Pak me pare kemi dhene lajmin per idene e re te Interit per Radja Naingolan dhe Ivan Perisic. 

Klubi ziklater duket se i ka derguar nje ultimatum skuadrave respektive ku jane te huazuar keto dy lojtare qe zbritje te cmimit per ta nuk do te kete.

Keshtu, nese Bayern ose Cagliari nuk do te paguajne aq sa duhet, lojtaret mund te rikthehen ne skuader dhe te ri-integrohen.

Por La Gazzetta dello Sport eshte ndalur edhe tek ceshtja Mauro Icardi sot dhe ka folur me detaje se cfare e ardhme e pret ate.

E ardhmja e argjentinasit ne kete moment eshte toalisht ne dore te Paris Saint-Germain duke qene se klubi francez gezon te drejten e blerjes per nje cek prej 70 milione eurosh.

Po ne rast se PSG nuk e ben kete gje? La Gazzetta dello Sport shpjegon se cfare ka ndermend Interi te beje me te:

“Duhet thene qarte qe ne fillim. Icardi ne kete moment nuk ben pjese ne asnje nga planet e Interit per te ardhmen.”

“Ndryshe nga Nainggolan apo Perisic qe mund te rikthehen nese nuk gjejne nje sistemim de Conte nuk do e kishte problem, per Icardin eshte nje ceshtje komplet tjeter.”

“Ai ka shume mosmarrveshje me drejtuesit dhe disa nga shoket e skuadres nuk e duan me te kthehet. Do te rrezikohej shume me dicka te tille.”

“Keshtu, Interi me Mauriton do te tentoje gjithcka per ta shitur dhe jo per ta rikthyer. Edhe nese ai do te rikthehej, shanset per te luajtur jane me te vogla se sa qendrimi ne tribune…”, e mbyll shkrimin e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.