Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po kerkoje mbrojtes krahu? Emri i pare eshte Florenzi, alternativa e tij eshte…

Inter, po kerkoje mbrojtes krahu? Emri i pare eshte Florenzi, alternativa e tij eshte…
Bujar Berishaj

Pasi qe ka mirepritur Nainggolan sot me nje konference per shtyp, Interi po punon per goditjen e ardhshme ne merkato.

Ne vecanti, njerezit e merkatos zikalter jane aktiv per te arritur te nje mbrojtes i krahut te djathte dhe sic duket emri i pare ne listen e Piero Ausilio eshte nje tjeter lojtar i Romes.

Fjala eshte per italianin Alessandro Florenzi, qe per momentin eshte me larte ne preferencat e Interit ne krahasim me Sime Vrsaljko. Interi po pret nese Florenzi do te rinovoj ose jo kontraten me Romen dhe si alternative ka mbrojtesin e Atletico Madrid.

Duhet thene se vleresimi qe klubi spanjoll i ben lojtarit dhe rroga qe ai merr ne Madrid jane te larta. Zikalterit, ne cdo rast, nuk heqin dore as nga pistat qe dergojne te Bereszynski i Sampdoria dhe Zappacosta i Chelseat.

Gjithmone sa i perket nje transferimi te mundshem te Florenzit ne Milano, eshte per t’u permendur edhe pressingu gjithmone e me konkret i Romes per Aleix Vidal, mbrojtesi i krahut te Barcelones qe i pelqen shume drejtorit sportiv verdhekuq Monchi.

Dje ne mbremje dhe sot gjate dites, Sport Italia dhe Sport Mediaset respektivisht kane folur per nje interesim te Interit per lojtarin e Romes e madje SportItalia kishte thene edhe se zikalterit tashme i kane bere nje oferte te pare Florenzit.

Gjate diteve te fundit zerat per nje kalim te lojtarit te Interi vetem sa kane ardhur duke u shtuar, nese do te kete dicka me te vertete vetem merkato do e tregoj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.