Inter, po ndodh ajo qe askush nuk e priste? “Ja formacioni anti-Shakhtar qe ka zgjedhur Conte: ne loje edhe…”
Pas asaj qe ka ndodhur ne kete jave, ku ndeshjen Inter-Bologna e pasuan polemikat e shumta per Eriksen, te pakte kane qene ata qe kane imagjinuar danezin me bluzen e Interit perseri.
Antonio Conte, edhe njehere tjeter, ndaj skuadres se Sinisa Mihajlovic, ka zgjedhur qe Eriksen ta fuse ne loje pas minutes se 91.
Por, me sa duket, fati po i ben nje shaka teper te hidhur tranjerit zikalter, duke qene se mesfusha e Interit eshte ne emergjence totale.
Ne kete moment, jashte per ndeshjen ndaj Shakhtar eshte Nicolo Barella, Arturo Vidal dhe Radja Nainggolan: te tre per demtime.
Keshtu, Conte ka mbetur me vetem tre lojtare ne gjendje te mire per kete ndeshje: Roberto Gagliardini, Marcelo Brozovic dhe i shume perfoluri Christian Eriksen.
Nderkohe, eshte edhe Stefano Sensi, por italiani eshte konsideruar nga Conte si nje lojtar ‘ende jo gati’.
Keshtu, Conte mund te detyrohet qe ne ndeshjen e tij me te rendesishme kete sezon, te luaje pikerisht me Eriksen.
Sipas Corriere dello Sport, formacioni titullar (i detyruar deri diku) i Interit mund te jete ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Gagliardini, Brozovic, Eriksen, Young, Lautaro dhe Lukaku.