Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

449 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po ndodh dicka qe nuk kishte ndodhur qe prej kohes se… Mazzarrit: “Zikalterit kane filluar te…”

Inter, po ndodh dicka qe nuk kishte ndodhur qe prej kohes se… Mazzarrit: “Zikalterit kane filluar te…”
Inter Club Staff

Barazimi me Romen ka lene nje shije te hidhur ne dhomat e zhveshjes se Interit.

Zikalterit i ishin afruar shume fitores, duke qene se kishin krijuar shume ne gjysmefushen kundershtare dhe mund ta kishin merituar nje rezultat tjeter, nese nuk do te ishte per ato minuta te fundit.

Por gjithcka u sfumua, per fat te keq, per shkak te atij goli te shenuar ne minutat e fundit nga mbrojtesi i Romes, Mancini.

Goditja me koke e tij ka detyruar Handanovic qe te nxjere topin nga rrjeta per te disaten here kete sezon.

Por eshte e detyrueshme qe te reflektohet per problemet e nje faze mbrojtese qe per here te disate, peson shume nga kundershtaret dhe denon ate qe ka prodhuar pjesa tjeter e skuadres.

Cfare po ndodh ne repartin e mbrojtjes se Contes? Jane me siguri te shumte faktoret qe kane ndikuar ne numrin e golave te pesuar.

Mbrojtesit zikalter, sa per ta thene qe ne fillim kete, kane filluar ti vuajne shume kundershataret kur vrapojne ne fushe te hapur.

Kualiteti ne repartin e mbrojtjes nuk vihet ne diskutim aspak, por shpejtesia me siguri qe nuk eshte asnje nga armet me te forta te treshes Skriniar, De Vrij dhe Bastoni.

Ata e kane te veshtire te kthehen prapa me shpejtesi apo qe te ndjekin me vrap kundershtaret. Sistemi i lojes sulmues duket se nuk i ndihmon ata.

Por nderkohe qe flasim per dyshime per zevendesimet e Contes, qe edhe ndikuan per hir te vertetes, duhet theksuar dicka:

Interi ka rene ne finalen e ndeshjes ne Olimpico dhe ne minutat e fundit eshte mbyllur totalisht ne zonen ‘Cesarini’.

Nje situate qe ka ndodhur edhe ne te kaluaren te zikalterit. Por kete sezon po bie ne sy edhe numri i golave te larte qe po pesohet dhe per kete ka faj edhe standarti me i ulet se nga sa jemi mesuar me te.

Prandaj, edhe per Handanovic duhet bere nje vleresim i ri per te ardhmen qe ai ka ne Milano dhe per nje zevendesues te mundshem.

Por nese krahasojme sezonet e fundit, certifikohet veshtiresia me e madhe qe ky Inter ka ne kete moment.

Direkt te vjen ne mendje sezoni 2014-2015, ku vetem atehere mund te gjendet nje numer me i madh golash te pesuar.

Ishte sezoni i shkarkimit te Mazzarrit, pas 11 ndeshjesh. Ish-tranjeri i Napolit u zevendesua ne ate rast nga Roberto Mancini, i zoti qe te ktheje pak a shume fatin e zikalterve.

INTER GOL SUBITI

Mancini nje vit me pas arriti qe te bente Interin te regjistronte nje nga te dhenat me te mira te viteve te fundit, ku kishte pesuar vetem 11 gola ne 17 ndeshje nje vit me pas.

Nderkohe, jane larg edhe numrat e Spallettit. Toskani ne dy vitet e tij tek Interi, ka regjistruar 13 dhe 14 gola te pesuar.

Por e vetmja gje sot qe shpeton Conten nga keto gola te pesuar, jane golat e shenuar, qe nuk ka asnje rivla ne kete klasifikim.

Por nese Interi arrin ta rregulloje kete problem me te vertete, atehere do te behej nje makineri shkatrrimtare per cdo kundershtar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.