Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,490 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, PO SIKUR SKRINIAR TE QENDROJE VERTETE? “Kjo eshte hipoteza me e fundit: Marotta ka filluar te…”

INTER, PO SIKUR SKRINIAR TE QENDROJE VERTETE? “Kjo eshte hipoteza me e fundit: Marotta ka filluar te…”
Inter Club Staff

Pas demtimit me Sllovakine e tij pak perpara fundit te sezonit. Milan Skriniar diten e djeshme eshte kthyer te vrapoje perseri ne fushe.

Nderkohe, nga ana tjeter, nje tratative per te po zhvillohet mes PSG dhe Interit, per transferimin e tij te mundshem ne Paris.

Por kjo tratative ka pasur nje ndales te madhe. Gjithesesi, nje shitje e mundshme e Kimpembe te Chelsea mund te zhvilloje nje rol te rendesishem ne kete histori.

Keto kane logjika qe tek Interi i dine shume mire, edhe pse e te gjithe do te kishin dashur qe kjo histori te kishte perfunduar me kohe.

“Por cfare po ndodh? Nese propozimi i Paris Saint Germain nuk do te konsiderohet i duhuri, atehere Skriniar do te qendroje me siguri tek Inter ne kete merkato”.

“Kjo tratative po transformohet ne nje loje shahu dhe ne kete loje Beppe Marotta eshte shume i forte, por ka edhe lojtare te tjere te mire si Ausilio dhe Baccin qe nuk duan te dalin te humbur”.

“Zhang ka kerkuar qe Inter te autofinancohet, por ai ne asnje moment nuk ka ndermend qe Skriniar te shitet nen cmim”.

“Kjo, edhe per faktin se nese Inter pranon nje shifer prej 65 milione eurosh, me pas keto para i bie te perdoren per Bremer (rreth 40) dhe Milenkovic (rreth 15).”

“Keshtu, hipoteza e nje qendrimi te sllovakut eshte nje hipoteze qe po merr me shume terren tani dhe do te gezonte shume edhe Inzaghin”.

“Tek Inter po shohin edhe mundesine qe nje shitje e madhe te mos behet gjate kesaj vere, por mbase ne veren e ardhshme, para 30 qershorit”.

“Kjo hipoteze ka dale ne pah pikerisht nga ky bllokim i tratatives me Paris Saint Germain per Milan Skriniar”.

“Te shtohej ne skuader Bremer dhe te mbahej edhe Skriniar nder te tjera do te thoshte se Inter do te kishte repartin me te forte ne kampionat”.

“Pastaj, qershia mbi torte do te ishte sikur United per shembull te bente ndonje hap per De Vrij, i cili po eshte ne merkato”

“Nderkohe, duhet thene se me sllovakun nuk ka asnje problem dhe pse ai eshte ne skadence kontrate, palet kane nje marreveshje fillestare per nje rinovim deri ne 2026 apo 2027 me 5 milione euro plus bonuse”.

“Nese Paris Saint Germain do te shese Kimpembe gjithesesi do te paguante direkt te Inter shifren e kerkuar nga Marotta”.

“Por ne kete moment, nje qendrim i Skriniar ne Milano eshte shume me i mundshem se disa dite me pare. E nese ndodh, nuk duhet te habitemi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.