Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po tani cfare do te thone? Gazzetta zbulon: “Klubi ka komunikuar me UEFA: per Hakimi-Real Madrid eshte…”

Inter, po tani cfare do te thone? Gazzetta zbulon: “Klubi ka komunikuar me UEFA: per Hakimi-Real Madrid eshte…”
Inter Club Staff

Me sa duket konfirmimet vijne gjithandej: Interi ka zgjidhur gjtihcka dhe brenda dites se merkure cdo gje shkon ne vend.

Zikalterit me sa duket do te paguajne rregullisht parate qe jane quajtur “skadenca administrative”, dhe qe jane detyrime te klubit ndaj paleve te treta, apo klubeve te tjera.

Keshtu, brenda dates 31 mars, date kjo e percaktuar nga UEFA, Interi do te paguaje cdo gje per te qene ne rregull me ligjin e institucionit futbollistik europian.

Per tu vleresuar fakti se Interi po e ben kete gje e mbeshtetur nga Suning edhe pse keta te fundit nuk kane shitur ende asnje aksion.

Ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, do te paguhet diten e sotme kesti i pare prej 13 milione eurosh per Real Madrid per Achraf Hakimi.

Kjo ka qene goditja me e madhe e Interit ne veren e shkuar dhe ka qene nje transferim shume i diskutuar ne itali ku shkuan deri aty sa thane se Reali do lojtarin mbrapsht, por gjithcka doli te ishte nje fake news.

Asgje e cuditshme ne kete mes, por vetem nje pagese e bere pak me vonese per shkak te veshtiresive por gjithcka ka ardhur pas nje marreveshje me nje klub mik si ai i Florentino Perez.

Interi duhet ta kishte paguar kete shume ne dhjetor, por gjtihcka u spostua me konsensus nga klubet me vetem tre muaj. Klubi ka komunikuar per kete edhe me UEFA dhe cdo gje eshte e sigurt tashme.

Hakimi tek Interi eshte nje realitet dhe Real Madrid ka mardhenie te shkelqyera me klubin zikalter. Po tani, cfare do te thone?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.