Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

812 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po tani, cfare po ndodh me Eriksen? “Danezi i ka vendosur nje kusht Interit per largimin: ne asnje menyre…”

Inter, po tani, cfare po ndodh me Eriksen? “Danezi i ka vendosur nje kusht Interit per largimin: ne asnje menyre…”
Inter Club Staff

Christian Eriksen eshte gjithmone e me shume larg Interit. Danezi ka koleksionuar nente minuta ne total ne tre ndeshjet e fundit.

Pas 4 minutave kunder Real Madrid ne San Siro, dhe 5 minutave ne Mapei Stadium kunder Sassuolos, ish-lojtari i Tottenham eshte ngritur vetem per nxemje nga pankina ne Borussia Park kunder Monchengladbach.

Tuttosport ka shpjeguar nderkohe: “Me rikthimin e Contes te 3-5-2 klasik qe ne sezonin e shkuar ka ndihmuar jo pak Interin, behet e qarte si kristali fakti qe Eriksen do te kete gjithmone e me pak hapsire.”

“Me rikthimin te moduli klasik, duhet thene se jane rikthyer edhe rezultatet ne fushen e lojes. Por Eriksen nderkohe lengon nga pankina dhe per nje lojtar qe deri para pak muajsh konsiderohej si nje nder me te miret ne bote, duket nje paradoks.”

iks

E perditshmja italiane me vone zbulon se e ardhmja e Eriksen duket gjithmone e me larg nga Milano: “Largimi ndermjet paleve nuk duket se do te jete i perkohshem.”

“Mesfushori ka vene nje kusht te rendesishem per Interin: nuk eshte dakort qe te largohet absolutisht ne nje huazim.”

“Ai deshiron qe nese do te largohet, largimi te behet me titull perfundimtar per te mos u rikthyer me ne Milano, ku nuk konsiderohet aspak i rendesishem.”

“Nga shitja e danezit nderkohe, Interi do te kerkoje te perfitoje nje shifer qe te financoje nje merkato riparimi ne janar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.