Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

682 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter po tenton goditjen e madhe ne Serie A? “Marotta ka nje plan: do te tentoje gjithcka ne rast se do shitet Lautaro…”

Inter po tenton goditjen e madhe ne Serie A? “Marotta ka nje plan: do te tentoje gjithcka ne rast se do shitet Lautaro…”
Inter Club Staff

Moment teper i veshtire per Nicolo Zaniolo. Ish-lojtari i Interit po kalon nje periudhe shume te komplikuar te Roma dhe ne deklaratat e fundit te Fonseca ka pasur nje doze pasigurie. Gjithcka ka te beje me nje problem ekzistues.

Tani e ardhmja e lojtarit mund te ndryshoje dhe ne dritare per te eshte Tottenham, Interi dhe Juventusi qe jane gati te luftojne me njera-tjetren ne merkato.

“Prej ditesh, Nicolo nuk flet me askend. Eshte mbyllur ne vetvete dhe arsyen nuk e di askush ne kete moment.”

“Ka kaluar nje jave qe nga dita kur tranjeri Paulo Fonseca pas fitores me Veronen e kritikoi ashper ne transmetim live ne televizion pasi nuk vrapoi te ndiqte kundershtarin pasi humbi nje top.”

“Ne te njejten kohe, ne dhomat e zhveshjes po ndodhte gjithcka: i riu qe sapo ishte kthyer nga nje demtim i rende, eshte sulmuar nga nje grup lojtaresh, por jo nga grupi i senatoreve.”

“Nje reaksion ky shume i eger, qe ka tronditur shume Zaniolon. Sot per sot, raporti me Fonseca eshte prishur.

“Tranjeri qe po shtynte aq shume qe ai te rikthehej, tashme eshte kthyer ne nje armik te lojtarit. Nje perballje shume e rende kjo sa ka bere qe edhe administratori i deleguar Guido Fienga te shprehet teper i nervozuar.”

“Ne javen e ardhshme, agjenti Vigorelli do te jete ne Rome per te kerkuar shpjegime: por rruga tashme duket teper e veshtire”, tregon La Reppublica.

“Brenda dates 31 gusht, Roma duhet te shitet. Por ceshtja Zaniolo mbetet qendrore: Mourinho e deshiron te Tottenham, por mbi te gjitha, ne Itali eshte Inter qe e kerkon me ngulm edhe pse administratori i deleguar i Interit, Marotta, e ka mohuar.”

“Gjithesesi, gjerat jane shume te qarta per ata qe duan te shikojne: Marotta ka nje plan, ai do te tentoje nje nga goditjet me te medha ne Serie A duke u futur ne gare per Zaniolo.”

“Gjithcka varet nga shitja e Lautaros dhe nese nuk do te arrije dot te dy objektiva si Aubameyang apo Martial.”

“Interi do te vinte duart mbi Zaniolo e do te bente gjithcka per ta marre lojtarin ne Milano. Ku i duhet, bashke me Dzeko.”

“Conte nga ana e tij i do te dy e do i priste me krahet hapur. Nderkohe, pas tij eshte edhe hija e Juventusit: ata kerkojne Chiesa, por Zaniolo nuk eshte prapa sepse ai ka kapacitet per te luajtur edhe ne mesfushe.”

“Roma mund ta shese lojtarin sidomos nese nuk arrin qe klubi te shitet. Por e sigurt qe nuk do te behen ulje: ata kerkojne 70-80 milione euro e ne Trigoria jane te bindur se askush nuk i ka keto para. Por mbase nuk e dine se Interi nese deshiron te arrije te ai, mund ti gjeje…”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja Italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.