Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Politano eshte celesi per nje goditje te fundit te madhe: ja strategjia e klubit

Inter, Politano eshte celesi per nje goditje te fundit te madhe: ja strategjia e klubit
Inter Club Staff

Pavarsisht fjaleve te Beppe Marottes dje ne Hotel Sheraton – seli e merkatos – i cili ka mbyllur merkaton hyrese, zerat per nje blerje tjeter vazhdojne.

“Jemi te lumtur me punen qe eshte bere, jemi te lumtur me investimet e klubit dhe mbeshtetjen qe Steven Zhang ka dhene. Kemi vene ne dispozicion te Antonio Contes nje skuader te rendesishme. Prandaj merkaton e quaj te mbyllur”, kane qene fjalet e tij dje.

Por sipas medias italiane, Interi po punon edhe per nje goditje te fundit te madhe per ti dhuruar Antonio Contes nje tjeter lojtar pas Biraghi dhe Sanchez.

Sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, klubi zikalter mund te rikthehet ne sulm per Ante Rebic ne rast se Politano do te perfundoje tek Fiorentina.

Kjo e fundit eshte gati te ofroje per Interin 30 milione euro qe nuk jane pak duke pare se lojtari shihet kete sezon si nje zevendesues.

“Sulmuesi i krahut – sot eshte sulmuesi i katert ne skuader prapa Lukaku, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchaz ne nje kohe kur Interi luan me dy sulmues.”

“Conte do te vendose sot nese do e grumbulloje per Cagliari ose jo, sepse ai tashme eshte vene ne shenjestren e Fiorentines.”

“Shifra esht e rendesishme sepse Interi sapo e ka blere lojtarin per 20 milione euro vetem pak jave me pare (ne fillimin e merkatos).”

“Gjithesesi Interi ka marre kohe sepse flitet se deshiron ndonje milione me shume dhe nese do te ndodhe atehere mund te jete pikerisht Ante Rebic, sulmuesi i Eintracht qe mund te zevendesoje Matteo Politanon ne skuader.”

“Por nuk do te ishte kjo goditja e madhe e Interit: ne ket rast Rebic mund te vije ne nje huazim me te drejte blerje (ose detyrim), por parate e Politanos mund te perdoren per te arritur tek nje mesfushor i rendesishem si Sergej Milinkovic-Savic. Te mos harrojme qe ai eshte nje lojtar qe pelqehet shume nga Marotta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.