Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

709 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pothuajse e kryer per Vrsaljkon: Lojtari ne Milano mes te henes dhe se martes?

Inter, pothuajse e kryer per Vrsaljkon: Lojtari ne Milano mes te henes dhe se martes?
Bujar Berishaj

Sime Vrsaljko eshte praktikisht nje lojtar i ri i Interit.

Pas sinjaleve pozitive ne oret e fundit nga Atletico Madrid nuk eshte aspak per t’u perjashtuar nje mbyllje e menjehershme e operacionit.

Keshtu mbrojtesi kroat mund te jete ne Milano qe te henen apo te marten, me tratativen (sic shpjegon Corriere dello Sport) qe eshte avancuar perpara nga agjentet Lemic e Risodhe mund te mbyllet qe ne diten e sotme.

Ne rast se delegacioni i klubit spanjoll do te paraqitet ne Nice per te takuar koleget zikalter atehere sonte mund te jete momenti i duhur per te perfunduar gjithcka.

Kjo eshte nje mundesi reale me madrilenet qe jane ne tratativa per Sidibe dhe keshtu mund te mbyllin te dy operacionet, nese jo atehere palet do te vazhdojne qe te shkembejne dokumentet permes e-mail.

Nderkohe kane mbetur qe te percaktohen edhe disa detaje te vogla dhe ne oret e ardhshme do te shihet nese Atletico Madrid ka arritur te bind zikalterit per te paguar edhe ndonje milione euro me shume, ndoshta me ane te bonuseve.

Keshtu drejtori sportiv Piero Ausilio ka arritur te nje vleresim i pergjithshem prej 25 milione euro (7-8 milione euro per huazimin dhe 17-18 milione euro per te drejten e blerjes), por kolegu madrilen Berta deshironte 30 milione euro per nenkampionin e botes me Kroacine.

Ne kete menyre nuk eshte per t’u perjashtuar nese mund te shohim disa milione euro si bonuse, me shume mundesi te lidhura me nje kualifikim ne Champions League per sezonin e ardhshem apo edhe per skudeton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.