Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER PRIMAVERA KAMPIONE TE ITALISE! Colidio e Rover shenojne per kampionatin e dyte radhazi!

INTER PRIMAVERA KAMPIONE TE ITALISE! Colidio e Rover shenojne per kampionatin e dyte radhazi!
Bujar Berishaj

Inter Primavera eshte serish kampione e Italise!

Cunat e mister Vecchit kane arritur qe te mposhtin sot ne finale Fiorentinen me rezultat 2-0 fale golave te Colidio dhe Rover per te fituar keshtu kampionatin e dyte radhazi.

Ne vitin e kaluar cunat zikalter kishin fituar pikerisht kunder Fiorentines me rezultat 2-1 per te fituar skudeton e pare nen drejtimin e Vecchit kurse sot ka ardhur edhe kampionati i dyte.

Ky eshte skudeto numer 9 per Inter Primaveran duke arritur keshtu Torinon qe ka fituar numrin e njejte te kampionateve dhe mban vendin e pare ne kete renditje.

90 minutat te para perfunduan me rezultat te barabarte pa gola kurse ne shtesa ishin sulmuesit Facundo Colidio dhe Matteo Rover ata qe i siguruan Interit titullin numer 9-te.

Image may contain: 4 people, people playing sports and outdoor

Njeherit ky eshte suksesi i radhes edhe per mister Vecchin qe ne vitet e tij si trajner i Interit Primavera ka arritur suksese te medha, si ne Itali ashtu edhe jashte saj. Ky ishte titulli i gjashte i tij ne kater vite si trajner i te rinjeve te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.