Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2020

Scroll to top

Top

4,422 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pritet Pastore por jo vetem. Eshte edhe pista Lobotka. Mbi Nagatomon…

Inter, pritet Pastore por jo vetem. Eshte edhe pista Lobotka. Mbi Nagatomon…
Inter Club Staff

Fundjave refleksioni per Interin dhe per njerezit e merkatos zikalter.

Koha po mbaron, dhe ata duhet te nxitojne duke pare se gjerat behen me te komplikuara kur transferimet duhet te realizohen me huazim me te drejte blerje.

Emri peresor ku po perqendrohet ofensiva e Interit eshte Javier Pastore. Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i argjentinasit, Marcelo Simonian, nuk ka ndermend te perdore mediat per te prishur mardheniet me PSG. Me mire te punosh me diplomaci, dhe me deshiren e madhe te Javier Pastores per tu transferuar ne Milano. Nderkohe bisedimet vazhdojne edhe per Carlos Joaquin Correa. Me Sevillan eshte folur per nje shkembim te mundshem me Brozovic. Nderkohe Interi deshiron te mbaje te hapur pisten e Ramires qe keto dite eshte dukur me larg se disa dite me pare. Per sa i perket Lautaro Martinez, po punohet per te fiksuar nje takim me agjentet e tij per ta sjelle ne Milano sa me shpejt ose ne vere.

Nje nga emrat per te cilet po punohet pa shume zhurme, eshte ai i Stanislav Lobotka, mesfushori sllovak i Celtes. Shoku i skuadres se kombetares se Milan Skriniar i cili mund te luaje si shkaterrues por edhe si mesfushor qendror. Spanjollet e nisin lart vleresimin per lojtarin: 35 milione. Per te jane paguar vetem 5 milione ne vere per ta blere nga danezet e Nordesjalland, dhe Lobotka shpertheu ne La Liga qe prej javes se trete ku ka bere mjaft mire cdo ndeshje. Me kontraten qe i skadon ne 2022, do te duhet nje veper e madhe dioplomatike qe klubi spanjoll te pranoje nje huazim me te drejte blerje. Ne mesfushe emra te tjere qe i interesojne Interitj jane William Carvalho (Sporting Lisbona), Manuel Fernandes (Lokomotiv Mosca), Thomas(Atletico Madrid), Cyprien (Nizza) e Bissouma (Lilla).

Per sa i perket Sturritge eshte nje diskutim i lidhur me Eder (Crystal Palace dhe Zenit shume te interesuara). Marreveshja me Liverpool duket se eshte arritur: nje huazim i thjeshte me te drejte blerje 25 milione euro. Nderkohe Venheusden ka rinovuar deri me 2022: per te nje huazim i mundshem tek Standart Liezh ose Bruges eshte i mundshem. Por ne dalje duket edhe Nagatomo qe kerkohe nga Fenerbace.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.