Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, probleme me rinovimin e Lautaros? “Ja sa milione euro me shume kerkon ai: Marotta nuk…”

Inter, probleme me rinovimin e Lautaros? “Ja sa milione euro me shume kerkon ai: Marotta nuk…”
Inter Club Staff

Takimi i ndodhur vetem pak dite me pare me agjentet e Lautaro Martinez dhe drejtuesve te Interit eshte vetem i fundit ne nje periudhe te shkurter kohore.

Duket se diskutimi ka kohe qe ka nisur, por do te duhet ende edhe pak kohe perpara se te themi se kemi nje marreveshje.

Do te jete shume e rendesishme se si do te avancoje ky diskutim gjate ketyre muajve, perpara veres kur pritet te vije edhe rinovimi zyrtar.

Nderkohe, Tuttosport flet sot per kete ceshtje, duke qartesuar edhe pozicionin e Lautaros, qe duket se i ka hapur jo pak probleme Interit me kerkesat e tij.

“Duke pare raportet e mira qe agjentet e lojtarit, Beto Yaque dhe Rolando Zarate kane me Piero Ausilion, kjo nuk eshte nje tratative e tensionuar. Perkundrazi.”

“Por ne kete moment ka nje diference jo te vogel ne ate qe kerkon Lautaro dhe ne ate qe i ofron Interi atij.”

“Duket se argjentinasi kerkon nga zikalterit te pakten 7.5 milione euro dhe deshiron te barazohet me shokun e repartit, Romelu Lukaku.”

“Nderkohe, drejtuesit zikalter e konsiderojne si te tepert kete kerkese e nuk duan te shkojne me shume se sa 5 milione euro.”

“Kjo eshte diferenca ndermjet klubit dhe lojtarit ne kete moment: e nuk duhet harruar qe vetem pak muaj me pare Barcelona i ofronte 10 milione lojtarit ne sezon, edhe pse ata nuk kishin para per te paguar kartonin tek Interi…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.