Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

361 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, probleme ne shtepi per Ausilion dhe Marotten: dy lojtare te rinj refuzojne rinovimin!

Inter, probleme ne shtepi per Ausilion dhe Marotten: dy lojtare te rinj refuzojne rinovimin!
Inter Club Staff

Interi e ka gjetur veten ne menyre te papritur te perballet me dy probleme ne shtep per dy baby-sulmues. 

Behet fjale per Sebastiano Esposito (i lindur ne 2002) dhe Edoardo Vergani (i lindur ne 2001).

Nderkohe qe per te parin ka pasur shume probleme me rinovimin por po gjendet rruga e perbashket nepermjet negociatave te vazhdueshme, per te dytin duket se nuk ka lajme te mira spak.

Sipas lajmeve qe vijne sot nga Italia, Vergani ka manifestuar deshiren e tij per tu larguar nga Interi. Tuttosport tregon te rejat e fundit per dy situatat e tyre.

ESPOSITO, NJE CESHTJE EKONOMIKE – “Raporti ndermjet Sebastiano Esposito dhe Interit eshte ne nje fave stand-by per sa i perket rinovimit te kontrates.”

“Kerkesa e tij eshte e thjeshte: “Dua nje trajtim si Andrea Pinamonti, asgje te tepert”.

Pra, ai deshiron nje kontrate si Pinamonti qe mori rinovimin nga Interi 2 vite me pare per 5 sezone me 800 mije euro ne sezon plus disa bonuse.”

“Kjo kontrate e ben Pinamontin te kape shifren prej 1 milione eurosh cdo sezon. Edhe Esposito kete deshire ka shprehur.”

“Palet ne kete moment jane afer, duke pare se Interi ka qene e orientuar per nje rroge rreth 700 mije euro qe ne fillim, por fakti qe djaloshi nuk ka ulur kerkesat e tij.”

“Nderkohe, ai ka pasur deshire edhe per te nderruar edhe agjent (duke u larguar keshtu nga Bruno Carpeggiani) dhe kjo gje i ka ngadalesuar tratativat.”

VERGANI-INTER, KA MBARUAR GJITHCKA – “Sulmuesi i klasit 2001 nuk eshte i kenaqur me perdorimin e tij ne kete sezon (por edhe ate te nje sezoni me pare) dhe deshiron te largohet.”

“Ai ka nevoje per te gjetur nje skuader qe i jep mundesi te luaje me vazhdimesi dhe per kete motiv ne javet e ardhshme agjenti i tij dhe klubi duhet te gjejne nje zgjidhje per te ardhmen e tij.”

“Lojtari e quan te mbyllur eksperiencen me Interin dhe sektorin e te rinjve zikalter.”

“Por ai deshiron qe te mbaroje cdo gje mire dhe te lejohet te largohet e te mos mbyllet raporti me probleme.”

“Vergani eshte konsideruar prej kohesh nje nga talentet e te rinjve te Interit, por ai nuk ka arritur te gjeje minutazhin e duhur tek Primavera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.