Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,025 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, problemi eshte lista Uefa: duhen shitur lojtare! Ja kush rrezikon shitjen…

Inter, problemi eshte lista Uefa: duhen shitur lojtare! Ja kush rrezikon shitjen…
Inter Club Staff

Rregullat e lidhura me Fair Play Financiar rrezikojne qe te krijojne nje problem tjeter tek Interi ne rast te nje kualifikimi te mundshem te zikalterve ne Champions League ose ne Europa League: problemi ka te beje me listen UEFA.

Sipas asaj qe kujtohet nga Tuttosport, Interi ne 16-17, per shkak te listes UEFA, u detyrua te lere jashte Europa League Kondogbia, Joao Mario, Jovetic dhe Gabigol. Por shitjet e tyre, nuk pritet te ndihmojne aspak listen e ardhshme zikalter: Interi do mund te fuse ne liste vetem lojtare qe jane blere mer jo me shume para se sa jane shpenzuar.

Per shembull, tashme nuk jane me Andreolli, Ansaldi, Banega, Biabiany (ne huazim por do te rikthehet), Carrizo, Felipe Melo, Medel, Murillo dhe Palacio: por largimi i te gjithe ketyre lojtareve nuk ka sjelle me shume se 30 milione euro ne kasat zikalter sepse shumica prej tyre jane larguar me 0 euro per skadence kontrate.

Vetem futja e Skriniar ne kete liste, i cili eshte vleresuar 35 milione euro (20 plus Caprarin), do te zinte te gjithe vendin e liruar nga shitjet e mesiperme. Eshte evidente, qe per te futur lojtaret e ketij sezoni ne ate liste (perfshire edhe Cancelo apo Rafinha ne rast se do te blihen), do te jene te nevojshme shitje me peshe. Gjithmone nese Interi nuk vendos ashtu si para dy vitesh per te lene jashte disa lojtare (Dalbert per shembull, qe ka kushtuar 20 plus 6 milione euro bonuse), por nje gje eshte ta besh kete ne Europa League dhe nje gje tejter ta besh ne Champions League.

Nderkohe Candreva cdo dite e me shume i ka prishur mardheniet me publikun zikalter dhe dicka eshte thyer ndermjet paleve. Pritet qe ai te jete nje kandidat per tu shitur vitin tjeter dhe po ashtu Brozovic, Perisic apo Eder. Ne kete sens shitja e Icardit do te ndihmonte, por nese kjo ndodh, bomberi argjentinas do te zevendesohej me nje tjeter lojtar te shtrenjte. Me pak fjale, nese zikalterit kualifikohen ne europe, do te kete perseri dhimbje koke tek drejtuesit per te gjetur nje zgjidhje per Spallettin: Ne Champions League duke lene lojtaret e rendesishem jashte nuk mund te shkohet dot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.