Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,624 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, problemi kryesor jane te ardhurat. Ja perballja e pameshirshme me Realin

Inter, problemi kryesor jane te ardhurat. Ja perballja e pameshirshme me Realin
Xhorxh Gellci

Massimo Moratti e ka shpjeguar shume qarte: “Borxhet, borxhet: flisni gjithmone per ata, por eshte nje gabim. Borxhi i Interit eshte i ngjashem me ate te shoqerive te tjera te medha, dhe nuk me shqeteson aspak. Megjithate eshte ne pjese te madhe i lidhur me personin tim dhe eshte strukturuar ne menyre solide. Po te ishte per borxhet, mund te vazhdoj qetesisht i vetem. Problemet nuk jane borxhet, problemi i vertete jane te ardhurat vjetore. Jane gjeja me e rendesishme per zhvillim: nje teme komerciale, nese nuk duam ta quajme industriale, qe ne futboll duket keq… Ajo per te cilen shqetesohem eshte e ardhmja e skuadres. Dhe kjo nuk mund te ndahet nga zgjerimi i markes ne merkaton internacionale.”

Pra, problemi i Interit eshte i te ardhurave te paketa (pertej te drejtave televizive). ZIkaleterit, ne krahasim me ekipet me te medha boterore (te cilat ne shume raste kane borxhe me te medha se ato te Interit), fiton shume here me pak. Pavaresisht markes te lavdishme, emrit dhe miliona tifozeve neper bote, llogarite nuk dalin. Pikerisht, kete deshiron te ndryshoje presidenti nepermjet Thohir.

Ne tete vitet e fundit, ne fakt, Interi ka patur nje ecuri jo te rregullt persa i perket te ardhurave, ndryshe nga Real Madrid qe ka qene vazhdimisht ne rritje, edhe pse rezultatet i ka patur inferiore ne krahasim me Interin.

Te dhenat jane te pameshirshme

[table id=105 /]

Ajo qe impresionon me shume eshte ecuria konstante e Real Madridit, perballe nje ecurie te parregullt te shoqerise zikalter, e cila orientohet drejt renies. Nga keto fakte vjen vendimi i Morattit per t’i hapur dyert aksionereve te huaj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.