Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

288 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, projekt gjenial per Piazza d’Armi: Gati nje Qytet Zikalter ne Milano!

Inter, projekt gjenial per Piazza d’Armi: Gati nje Qytet Zikalter ne Milano!
Inter Club Staff

Interi eshte gati qe shume shpejt te beje nje hap gjigand dhe gjenial, dhe ne te njejten kohe te zevendesoje Appiano Gentilen me nje ‘qytet’ zikalter, ne zemer te Milanos.

Sipas asaj qe ka treguar edicioni milanez i Gazzetta dello Sport, klubi zikalter tashme eshte nje hap larg mbylljes se nje marreveshje me shtetin Italian per blerjen e zones se quajtur ‘Piazza d’Armi’: nje terren prej 45 hektaresh ku do te ndertohet shtepia e re zikalter por nuk do te ishte gabim nese do te quhej edhe ‘qyteti’ zikalter.

Sot ka folur per kete edhe kryetari i Bashkise se Milanos, por le te rikthehemi tek projekti dhe me pas tek fjalet e kryebashkiakut Sala.

“Ne muajit e kaluar ka pasur nje tratative te nisur me drejtuesit e Interit, projektet e para jane prezantuar dhe kane mare nje aprovim te pare informues – lexohet ne te perditshmen italiane -.”

“Ideja eshte ajo qe te perdoren 45 hektaret e Piazza d’Armi per nje qender sportive por nuk do te mbushet plot vetem me disa fusha futbolli, por edhe nje seri aktivitetesh komerciale dhe mjekesore te lidhura me aktivitetet sportive.”

“Sipas kerkesave te Invimit, marreveshja do te parashikoje qe shoqeria Suning te marre persiper edhe vepra te tjera te urbanistikes se asaj zone si dhe te marre persiper te gjitha pagesat.”

“Shifra e vertete duhet te varjoje diku tek 100 milione euro, dhe 35 mije hektare do i takojne Interit dhe 10 do i takojne Invimit.”

Duket se ka ndodhur nje takim teper frutdhenes ndermjet CEO-s se ri zikalter, Alessandro Antonello dhe drejtuesit interist Nicola Volpi me numrin nje te Invimit, Massimo Ferrarese. Ne hapsiren qe permendim me lart, parashikohen te ndertohen fusha futbolli, hotele, aktivitete mjekesore dhe komerciale.

Mbeten detaje per tu diskutuar, por marreveshja mund te gjendet edhe perpara perfundimit te ketij viti. Me pas do te duhen dy vite te tjera per modifikime te mundshme dhe gjithcka mund te behet realitet per 5-7 vjet nga sot.

Deklarata e Kryetarit te Bashkise sot – “Tratativa me Interin per Piazza d’Armi? Ne po degjojme kerkesat e te gjitheve. Por nuk do te jete nje tratative Komune-Inter, kjo sepse gjeja eshte ne dore te Invimit. Per ne ajo qe na intereson eshte qe gjerat te behen sipas rregullave.”

A do te kemi nje qytet zikalter ne Milano? Ende nuk mund te thuhet me siguri, por deshira e Suning eshte kjo, nje projekt i mirefillte ekziston, tashme ka mbetur vetem te vendoset ne bashkepunim me Invimit dhe Bashkine e Milanos. Kujtojme qe vepra te tilla ne Itali jane shume te veshtira per tu zhvilluar sepse burokracia eshte teper e madhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.