
Inter, protagonisti yt ne kete ndeshje mund te jete Medel.
Shpesh jane sulmuesit ato qe pushtojne skenen, kjo sepse nje gol vlen shume dhe mund te vendose fatin e nje ndeshjeje. Por ashtu sic e shpjegon dhe e perditshmja sportive Gazzetta dello Sport, Fiorentina-Inter mund te kete nje tjeter protagonist: behet fjale pikerisht per Gary Medel, mesfushorin shkaterrues te Interit qe ka si detyre kryesore te ndale sulmet e Josip Ilicic.
“Nje rol strategjik ne kete ndeshje do ta kete edhe Medel qe duhet te limitoje Ilicic i cili eshte trampolina nga e cila nisin te gjithe sulmet e Fiorentines. Kalinic shpesh ka shenuar gol per shkak te asisteve te dhene pikerisht nga Ilicic. Per kete arsye luftetari kilen i Interit ka nje detyre shume te veshtire dhe nqs arrin ta kryeje ashtu sic duhet mund te rezultoje dhe lojtari me deciziv i ndeshjes”.