Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,237 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, PSG zbulon per mediat tre emrat qe i ka ofruar Interit per te marre Skriniar: “Me shume bie ne sy…”

Inter, PSG zbulon per mediat tre emrat qe i ka ofruar Interit per te marre Skriniar: “Me shume bie ne sy…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ceshtja e transferimit te Milan Skriniar te Paris Saint Germain vazhdon qe te beje te diskutohet shume ne France.

Diten e sotme, L’Equipe eshte ndalur edhe njehere te tratativa me Interin e Al Khelaifi, i cili ka ofruar tre lojtare ne kembim.

“Ne fakt, duket sikur Inter ka qene shume e vendosur per Skriniar kete vere: ose e shiste shume shtrenjte, ose nuk e shiste fare”.

“Nje tregues ky qe tregon sa te veshtire e ka pasur Paris Saint Germain kete vere qe te negocioje me ta”.

“Dicka te tille e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, diten e djeshme, i cili ka zbuluar edhe lojtaret qe PSG ka ofruar per Interin ne kete operacion”.

“Kane qene tre futbolliste, e gjithcka ka filluar me Draxler, Kehrer, dhe oferta me e majme ka perfshire kartonin e Wijnaldum”.

“Por asnje prej tyre nuk ka bindur Interin qe nuk i ka pasur keta lojtare ne projektin e saj sportiv dhe ka refuzuar”.

“Muri i ngritur kesaj radhe nga Inter ka qene teper i larte per klubin francez qe vendosi te mos permbushte kerkesat e Marottes edhe per faktin se Skriniar kishte vetem nje vit kontrate”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.