Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Raiola vjen ne menyre surprize ne seline e klubit: “Me sa duket ai po tenton me te gjitha menyrat qe…”

Inter, Raiola vjen ne menyre surprize ne seline e klubit: “Me sa duket ai po tenton me te gjitha menyrat qe…”
Inter Club Staff

Eshte shume i rendesishem per ekulibrat e mbrojtjes se skuadres dhe eshte kthyer ne nje element te padiskutueshem per Antonio Conten.

Stefan De Vrij eshte nje nga lojtaret e pazevendesueshem te Interit, unik per kualitete teknike, por edhe per sensin e pozicionimit dhe kapacitetin per te ndertuar lojen qe prapa.

Ai eshte zgjedhur si lojtari me i mire ne mbrojtje ne sezonin e shkuar ne Serie A, dhe hollandezi zikalter eshte totalisht pjese e projektit te se ardhmes se Interit.

Drejtuesit zikalter duan ta blindojne tek Interi sa me shpejt dhe per kete ka folur sot edhe Tuttosport, e cila ka treguar ate qe po ndodh.

Me sa duket, Mino Raiola, ka mberritur ne Milano dhe i ka bere nje vizite surprize Interit ne seline e saj.

“Mbrojtesi hollandez ka nje kontrate ne skadence der ine 2023, por prioriteti i klubit zikalter eshte njehere kontrata e Lautaros.”

“Me pas, do te mendohet edhe per rinovimet e lojtareve te tjere. Por me sa duket, Mino Raiola po tenton me te gjitha menyrat qe te marre nje kontrate te re per De Vrij dhe te marre nje rritje rroge per te.”

“Prandaj ai ka ardhur diten e djeshme ne Milano ne seline zikalter. Mbase ne pamje te pare thjesht per nje kafe me Marotten, por dihet se Raiola nuk e ben asgje pa nje qellim te caktuar.”

PROVA RINOVIMI – “Raiola po tenton qe te nise nje diskutim te ri per te rritur rrogen e lojtarit qe menaxhon.”

“Ai nuk ka nje rroge te ulet per hir te vertetes, sepse mer 4.2 milione euro ne sezon duke perfshire edhe bonuset.”

“Por duhet thene se ne skuadren zikalter ne kete moment ka gjashte lojtare qe marrin me shume para se ai.”

“Tre jane lojtaret e ardhur nga Premier League: Lukaku, Eriksen dhe Sanchez. Nderkohe, atyre i eshte bashkuar edhe Vidal.”

“Por me shume se De Vrij merr edhe Perisic dhe Nainggolan, me 5 milione dhe 4,5 respektivisht.”

“Dy lojtaret e fundit per arsye te ndryshme nuk konsiderohen si titullare tek Interi, dhe prandaj Raiola mendon se ai duhet te pagueht me shume se lojtaret qe sjane titullare te pakten.”

STRATEGJIA E RAIOLA – “Per kete arsye Raiola po tenton qe te paraprije gjithcka dhe po kerkon nga Interi nje rritje page.”

“E veshtire qe Interi ti jape De Vrij nje kontarte ‘alla Donnarumma’, sepse Interi nuk eshte Milani.”

“Por eshte e thjeshte qe te mendohet nje zgjatje kontrate deri ne 2025, me nje zgjatje prej dy vitesh dhe me nje rroge te re rreth 5 milione euro, pra 800 mije euro me shum.”

“Ne kete mes ka te beje shume edhe deshira e De Vrij, qe nuk deshiron te mendoje nje te ardhme larg Milanos zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.