Inter-Real, Gazzetta zbulon: “Ne kete ndeshje per Interin mund te kete nje rikthim te madh: behet fjale…”
Natyrisht qe ka shqetesuar jo pak ambjentin zikalter pozitiviteti me Covid19 i Marcelo Brozovic, mesfushorit zikalter.
Lojtari kroat, qe me siguri do te mungoje ne ndeshjen e se dieles se ardhshme ndaj Torinos qe do te luhet ne San Siro, shpreson te jete prezent diku tjeter.
Behet fjale per ndeshjen e Champions League kunder skuadres se Real Madrid, ku me shume mundesi do te vendoset edhe rrugetimi europian i Interit.
Ne kete ndeshje zikalterit e kane detyrim fitoren nese duan ta kene ne doren e tyre kalimin ne grupet e Champions League.
“Conte kerkonte qe me rifillimin e kampionatit te kishte vetem pak normalitet: stervitje te plota dhe shume pak gjera te papritura.”
“Por nderkohe virusi ka shperthyer ne ambjentet zikalter duke hequr cdo siguri dhe ka shtuar ankthin te Interi.”
“Por nuk u ndal atehere, sepse ai ka goditur perseri: i fundit eshte Marcelo Brozovic, lojtari i fundit i dale pozitiv tek Interi.”
“Ai tashme ne mendje ka vetem nje objektiv: Champions League. Interi luan me Real Madrid ne 25 nentor, fiks 11 dite nga sot.”
“Shanset kohore jane qe lojtari te jete gati, natyrisht nese tamponi i del negativ. Ai testin mund ta beje diten diele ose te henen maksimumi. Ne rast negativiteti, mund te rikthehet ne dispozicion.”