Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

796 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Real Madrid 3-1, 25/11/1998 – Mbremja e Divin Codino

Inter-Real Madrid 3-1, 25/11/1998 – Mbremja e Divin Codino
Ardis
  • On 29/01/2014, 16:30

Episodi i tete ne rubriken “RewInter” qe rastis me nje ndeshje qe eshte gdhendur ne historine zikalter, ose ndryshe ndeshja Inter-Real Madrid me date 25 nentor 1998. Nje ndeshje spektakolare, ne nje sezon 1998-1999 te mallkuar negative, qe mbyllet me nje vend te tete ne kampionat, me vetem 46 pike te fituara, eleminimin ne gjysemfinale te Kupes se Italise dhe daljes nga Champions League ne ndeshjen kunder Manchester United ne ndeshjen e pare, humbja 2-0 dhe ndeshja e kthimit ne shtepi 1-1.

Nje sezon i vecante edhe per shkak te ceshtjes ne lidhje me trajneret: me 98-99, ne fakt, vijne 4 trajnere ne pankine zikalter. Sezoni fillon me te konfirmuarin Luigi Simoni, qe me pas e largojne mbas fitores ne shtepi kunder Salernitanes, qe zevendesohet nga Mircea Lucesku, i cili edhe ky largohet mbas humbjes ne fushen e Sampdorias 4-0, ne javen e 26. Mbas ketyre te dyve vjen Luciano Castellini, kampionati e mbyll Roy Hodgson, por situata nuk ndryshon. Interi jashte cdo lloj kompeticioni europian mbas 7 vjetesh, mbas humbjen kunder Bolognas per nje vend ne UEFA. I vetmi ngushellim ishte mirenjohja si “Squadra mondiale dell`anno” (Skuadra boterore e vitit), e dhene nga IFFHS.

I kthehemi ndeshje, nje Inter vecanerisht i frymezuar mposht te madhin Real Madrid, fale edhe nje super performance te te madhit Roberto Baggio, qe ne harkun kohor te 7 minutave i gjunjezon spanjollet me nje dopiete te mrekullueshme. Golat e tjere realizohen nga mesfushori i ardhshem i Interit dhe Milanit, Clarence Seedorf, ndersa golin e avantazhit te momentit per padronet e shtepise e realizon kilieni Ivan Zamorano.

EPISODI I TETE
UEFA Champions League 1998-1999, turi eleminator: Milano, stadiumi “Giuseppe Meazza”
Inter – Real Madrid 3-1

Stadiumi i San Siros prezanton nje publik te rasteve te medha per nje ndeshje qe i shikon zikaltrit perballe nje kundershtari legjendar: ne Milano vjen Real Madrid i Guus Hiddink, dhe presidentit te atehershem Lorenzo Sanz, qe mund te mbeshtete ne nje ekip absolutish te nivelit te pare: tekniku hollandez hedh ne fushe lojtare te nivelit Roberto Carlos, Raul, Redondo dhe Seedorf, duke zgjedhur per dyshe sulmuese Mijatovic-Savio.

Luigi Simoni, nga ana e tij, pergjigjet me Fenomenin Ronaldo ne dyshe me Zamoranon, i cili do te zevendesohet ne pjesen e dyte me Roberto Baggion i cili do te behet njeriu i ndeshjes ose ndryshe Divin Codino. Ne mbrojtje eksperienca e Bergomit drejton West, Galante dhe Colonnese, ndersa ne mesfushe grinta e Simeones, dhe “kembet” e Sousa dhe Winter dhe shpejtesia e Morieros duke kompletuar 11 e Simonit.

Duke pare pikat kryesore te ndeshjes, Interi kalon ne avantazh ne minuten e 6 ne fraksionin e dyte te lojes, fale nje devijimi, ndoshta i rastesishem, qe nxjerr jashte loje portierin e Real Illgner, qe nuk ka cfare te beje tjeter vecse te shikoje qe topi hyn ne krahun e tij te majte ne porte. Mbas 8 minutash Real Madrid pergjigjet me Clarence Seedorf, qe mban firmen e barazimit te Blancos.

Ne minuten e 23 te pjeses se dyte, futet ne loje Roberto Baggio ne vend te Zamoranos, dhe muzika ndryshon. Jemi ne minuten e 85 dhe Simeone eshte autori i kalimit te madh me topin neper kembe, aksion qe i sherbehet pikerisht ish lojtarit te Bolognes qe, gjuan dhe mposht portierin. 2-1 dhe Interi ne avantazh, me San Siron qe shperthen. Vetem mbas 7 minutash do vije “hyjnizimi” i vertete, me Divin Codino qe lirohet nga Illgner ne dalje, duke e befasuar me nje dribling te sakte, ku me pas do te depozitoje golin e trete ne te majte te portes se pambrojtur.

Interi kompleton ne menyre mjeshterore turin e tij ne grupin e eleminatoreve, duke perfunduar ne vendin e pare, pas fitores ne javen e fundit ne Stadion Graz-Liebenau, “shtepia” e Sturm Graz.

Nje mbremje e paharrueshme per Interin dhe per te gjithe tifozet interiste. Kete nate Europa eshte… zikalter.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (1-3-4-2): 1 Pagliuca 2 Bergomi 3 Colonnese 5 Galante 16 West 17 Moriero (4 J.Zanetti 12’st) 8 Winter 19 Sousa (15 Cauet 30’st) 14 Simeone 9 Ronaldo 18 Zamorano (10 Baggio 23’st)
Pankina: 22 Frey 24 Silvestre 6 Djorkaeff 21 Pirlo
Trajner: Luigi Simoni

REAL MADRID (4-4-2): 1 Illgner 12 Campo 5 Sanchis (9 Suker 43’st) 19 Sanz 3 Roberto Carlos (17 Jarni 36’st) 7 Raul 10 Seedorf 6 Redondo 16 Jaime 8 Mijatovic 20 Savio
Pankina: 25 Almansa 14 Guti 20 Rojas 18 Karanka 15 Morientes
Trajner: Guus Hiddink

Arbiter: Markus Merk (Gjermania)

Goleshenues: 50′ Zamorano (I) 59′ Seedorf (RM) 85′ e 92′ Baggio (I)

Korner: 8-3 per il Real Madrid.
Minutat shtese: 1′ e 5′
Kartona te verdhe: Sanchis, Mijatovic, Seedorf e Cauet per loje jokorrekte, Illgner e Baggio per sjellje jo te rregullte
Spektatore: 78.829 (5 miliarde e 23 milione lireta italiane)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.