Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

493 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Real Madrid, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Eshte e sigurt qe nga minuta e pare do te luaje…”

Inter-Real Madrid, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Eshte e sigurt qe nga minuta e pare do te luaje…”
Inter Club Staff

Inter-Real Madrid rikthehet 22 vite pas heres se fundit. Atehere ka qene 25 nentori 1998, dhe ka qene Champions League perseri, ku ndeshja natyrisht ishte decizive edhe atehere.

Ne fund perfundoi 3-1 per zikalterit, ku ishte shume e rendesishme ndihma e Zamoranos dhe dopieta ne fund e Baggios, qe parakaloi barazimin 1-1 momental te Seedorf.

Sot sfida eshte perseri shume e rendesishme dhe Lukaku me shoke kane nje ndeshje per brenda ose jashte.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte hungerin ne vigjilje te ndeshjes: tekniku zikalter, pas 4-2 ndaj Torinos, eshte rikthyer te flase per uri me shume se sa per bukuri rrugetimi.

Ka ndryshuar pllake? Do ta shohim. Por nderkohe edhe sot duhet te beje llogarite me mungesen e Brozovic (akoma pozitiv me Covid19), si dhe ne mesfushe do te kete Barella dhe Vidal nga minuta e pare.

Gjasat qe te shohim Gagliardinin nga minuta e pare gjithashtu jane teper te larta, sepse te tjeret nuk shihen me perparesi nga tekniku.

Ne stol do te jete Nainggolan, Eriksen dhe i rikthyeri Sensi. Ata do e nisin nga pankina me perjashtim te ndonje surprize.

Per sa i perket te tjereve, duhet theksuar rikthimi si titullar i Skriniar dhe Bastoni perkrah De Vrij nga minuta e pare ne mesfushe.

Nderkohe, dyshim i vetem i Contes eshte ne te majte: aty luan per nje vend titullari Darmian, Young dhe Perisic.

Ne te djathte, ishi Hakimi, me shume deshire per nje permbysje pas ndeshjes se kete ne Valdebebas, do te luaje titullar.

Ne sulm ja tek rikthehet Lu-La, nga minuta e pare, pas asaj pjese te dyte te mrekullueshme ndaj Torinos. Ende jashte Pinamonti, i demtuar.

TE REJAT E FUNDIT NGA REAL MADRID – Probleme per Zidane. Nese ne ndeshjen e pare ai perfitoi nga mungesa e Lukaku dhe Skriniar, kesaj radhe duhet te beje llogarite me dy mungesa te rendesishme si ajo e Sergio Ramos dhe Benzema.

Atyre i shtohen edhe mungesat e Odriozola, Militao, Valverde dhe Jovic. Por nderkohe ai ka rekuperuar Carvajal – nder me te miret ndaj Villareal – dhe Casemiro.

Ne mbrojtje, perkrah Varane, do te luaje Nacho, me Mendy ende te pelqyer perpara Marcelo ne te majte.

Asensio dhe Hazard do te luajne perkrah Mariano Diaz me Modric pas tyre. Alternativa eshte nje 4-2-3-1, me futjen e nje trekuartisti dhe spostimin e Modric prapa. Ne kete rast do te luante njeri ndermjet Vazquez, Vinicius ose Rodrygo ne vendin e nje mesfushori.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Gagliardini, Young; Vidal; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Stankovic, Ranocchia, D’Ambrosio, Darmian, Moretti, Nainggolan, Sensi, Eriksen, Perisic, Sanchez, Bonfanti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Vecino, Padelli, Kolarov, Brozovic, Padelli.

Preview Inter-R. Madrid - Conte ringhia: difesa titolare e Lu-La. Guai per Zidane

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Mariano Diaz, Hazard.

Ne pankine: Lunin, Altube, Victor Chust, Marcelo, Ødegaard, Isco, Lucas Vazquez, Vinicius, Rodrygo, Hugo Duro.

Tranjer: Zidane.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Odriozola, Militao, Sergio Ramos, Valverde, Benzema, Jovic.

ARBITRO: Taylor (ENG).

Asistent: Beswick e Nunn.

Arbiter i katert: Coote.

Var: Attwell (Betts).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.