Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

685 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Real Madrid, ja formacioni i zgjedhur nga Simone Inzaghi: “Nje super lajm: nga minuta e pare do te luaje…”

INTER-Real Madrid, ja formacioni i zgjedhur nga Simone Inzaghi: “Nje super lajm: nga minuta e pare do te luaje…”
Inter Club Staff

Rikthehet Champions League dhe rikthehet Interi ne Europe. Kesaj radhe zikalterit do e nisin ne nje ndeshje teper te veshtire por si Kampione te Italise.

Nga fjalet e protagonisteve duket se ka me shume bindje ne aftesite e veta se sa ne edicionet e kaluara kur Spalletti dhe Conte nuk kane arritur te kalojne dot me tej.

Kesaj radhe historia duhet te ndryshoje dhe ndeshja gala ne San Siro parashikon nje perballje historike me Real Madrid.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Inzaghi duket se ka mundesi zgjedhje ne formacionin e pare edhe per kete arsye nuk mungojne edhe dyshimet.

Bastoni diten e djeshme eshte stervitur me shoket dhe me sa duket e ka kaluar problemin muskular te vogel qe ka pasur.

Ai do te jete me siguri ne fushen e lojes si nje titullar. Nderkohe, ne te djathte mund te kemi surprizen Dumfries qe mund ti zere vendin Darmian.

Ne mes te fushes kujdes nga karta Vidal, me kilianin qe po tenton te kape nje vend titullari bashke me Barella dhe Brorozic.

Nderkohe, per sa i perket sulmit duhet vendosur kush do te luaje perkah Lautaro Martinez: Dzeko apo Correa?

Ish-lojtari i Romes duket ne avantazh, por nuk perjashtohen surpriza. Ne dispozicion tani eshte edhe Sanchez. Mbeten jashte vetem Eriksen dhe Sensi.

TE REJAT E FUNDIT NGA REAL MADRID – Ka disa mungesa te rendesishme per Ancelottin. Ai pa Kroos, Mendy dhe Ceballos, tekniku italian do duhet te heqe dore nga Bale dhe Marcelo.

Formacioni duket praktikisht i bere me Hazard, Benzema dhe Vinicius nga fillimi ne nje 4-3-3. Ne mesfushe, Valverde dhe Modric perkrah Casemiros ndersa prapa do te luaje Alaba ose baby Gutierrez.

Ne dispozicion Camavinga, lojtar talent i sapo blere ne France.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Dumfries, Dimarco, Gagliardini, Vecino, Vidal, Correa, Sanchez.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

PREVIEW Inter-R. Madrid – Bastoni c’è, occhio a Vidal. Chi insieme a Lautaro?

Te padisponueshem: Eriksen, Sensi.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Alaba; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius.

Ne pankine: Lunin, Fuidias, Vallejo, Gutierrez, Vazquez, Camavinga, Isco, Blanco, Asensio, Rodrygo, Mariano, Jovic.

Tranjer: Ancelotti.

Te skualfikuar: asnje.

Te padisponueshem: Bale, Kroos, Marcelo, Mendy, Ceballos.

ARBITER: Siebert.

Asistent: Foltyn e Gittelmann.

Arbiter i Katert: Schlager.

VAR: Fritz (Osmers).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.