2,374 views

Inter – Real Madrid, miqesore luksi! Ja sa do te perfitoje Interi nga kjo ndeshje…
Nje prag kampionati me veshtirsi te larte eshte ai qe do te zhvillojne djemte e Mazzarrit perpara se te nise kampionati zyrtarisht. Ne daten 10 gusht do te zhvillohet miqesorja e luksit me Realin e Madridit te Ancelottit dhe Cristiano Ronaldos.
Miqesorja me Los Blancos do te sjelle ne arkat e klubit zikalter rreth 1 milion euro. Por Reali nuk do te jete kundershtar i vetem i Interit kete vere, sepse djemte e Mazzarrit do te perballen edhe me Chelsean e Mourinhos me 1 gusht, dhe me nje ndermjet Milanit ose Valencias me daten 4 gusht. Te gjitha miqesoret do te luhen perpara dates 18 gusht, date kjo kur Interi do te nise kupen e Italise…