Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,899 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Real ndeshja e legjendave: po shkohet drejt stadiumit te mbushur plot. Zenga…

Inter-Real ndeshja e legjendave: po shkohet drejt stadiumit te mbushur plot. Zenga…
Ardi Deda

Ajo qe duhet te ishte thjesht nje ndeshje miqesore eshte duke u bere nje event i madh me stadiumin e mbushur plot. Ndeshja miqesore midis legjendave te Real Madrid Leyendas dhe Inter Forever (te dielen me 8 qershor, ne oren 19 drejtperdrejt ne Inter Channel nga impianti mitik kur Italia u shpall kampione bote ne 1982 dhe Inter u ngjit ne maje te Europes kater vjet me pare) do te kete kornizen e duhur qe e meritojne kampionet e shumte qe do te zbresin ne fushe ne edicionin e peste te Corazón Classic Match. Jane shitur tashme shume bileta (cmimi nga 5 deri ne 15 euro), dhe te ardhurat qe do te grumbullohen do ti dhurohen Caritas España.

Te shumte jane kampionet qe do te jene te pranishem ate mbremje: duke filluar me lojtare kalibri si Zidane, Guti, Figo, Butragueño, Solari, Morientes, Zamorano, Berti, Toldo, Djorkaeff, Brehme, Cordoba, Zanetti, Stankovic, Dino Baggio, Figo, Solari dhe Zamorano qe ne karrieren e tyre disa prej tyre kane veshur edhe fanellat e te dyja skuadrave. Por lista nuk perfundon ketu; do te jene edhe Fresi, Zé Maria, Choutos, Centofanti, Dacourt, Conceiçao, Galante, Cristiano Zanetti, Manicone, Beccalossi, Massimo Paganin, Milanese, Alessandro Bianchi, Carbone, Di Napoli, Pagliuca, Dabo dhe Suazo. Kapiten Zanetti, duke qene se do te jete me i stervituri nder te gjithe lojtaret, presidenti Thohir ka insistuar ne ditet e kaluara qe ne Bernabeu Pupi te luaj si qendersulmues. Ne feste do te beje gjithcka te jete e mundur per te qene i pranishem edhe presidenti Thohir, qe pavaresisht impenjimeve te tij ne Azi deshiron te jete i pranishem ne tribune per te shijuar kete spektakel te madh. Ne pankine ne rolin e trajnerit do te jete Walter Zenga. Ndoshta ne te ardhmen mund te behet trajner dhe i Interit te vertete.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.