Inter, refuzohet oferta e pare per Skriniar nga Tottenham: ja shifrat dhe detajet!
Merkato hyrese e Interit varet ne nje pjese te madhe (edhe pse jo e gjitha) nga e ardhmja e Milan Skriniar.
Mbrojtesi sllovak ka perfunduar ne listen e te sakrifikueshmeve dhe Tottenham eshte ne presing te forte mbi lojtarin.
Sipas Tuttosport, klubi zikalter ka refuzuar oferten e pare nderkohe te paraqitur nga londinezet ne menyre zyrtare.
“Pritet shume shpejt nje sulm tjeter nga ana e Spurs per Milan Skriniar. Nese nuk do te ndodhe e kunderta do te ishte shume e cuditshme.”
“Nje si Steve Hitchen, drejtori teknik i Spurs, nuk vjen kot deri ne Milano per te deshtuar. Ai ka qene i derguari direkt i Jose Mourinhos per Skriniar.”
“Ka qene pikerisht ai qe i ka propozuar Interin oferten e dyte per Skriniar (pas te pares prej 30 milione eurosh) qe ka qene 30 milione plus 4-5 milione euro bonuse.”
“Duke llogaritur se Tottenham e di shume mire se mbrojtesi i Interit vleresohet nga keta te fundit plot 60 milione euro, ata po mendohen se si te bindin Interin me nje levizje.”
“E veshtire te mendohet se Tottenham do te ofroje 60 milione, por me nje 45-50 milione plus disa bonuse, Marotta mund te bindet: mos te harrojme, Skriniar peshon ne bilanc vetem 16 milione euro.”