Inter, rekord i mrekullueshem ne Boteror: zikalterit jane skuadra e vetme ne bote qe…
Me golin e 1-1 nga ana e Ivan Perisic ne France-Kroaci, Interi sot ka vendosur nje rekord te mrekullueshem per sa i perket finaleve te boterorit.
Keshtu klubi zikalter eshte ngjitur ne kuoten tete golave te shenuar ne nje finale nga lojtare te Interit ne aktin e fundit te kompeticionit me te rendesishem ne bote.
Ja kush eshte lista e plote e lojtareve te Interit qe kane shenuar ne nje finale boterori:
Boninsegna (1970)
Altobelli (1982)
Rummenigge (1986)
Brehme (1990)
Ronaldo (2002)
Marco Materazzi (2006)
Ivan Perisic (2018)
Por te kujtojme edhe renditjen finale te skuadrave qe kane pasur me shume lojtare shenues ne nje finale boterori:
Interi mbetet ne krye ne vendin e pare me tete gola te shenuar.
Me pas, zikalterit ndiqen nga Juventusi me gjashte gola.
Ne vendin e trete eshte West Ham me pese gola.
E ne vendin e katert Bayern Munich me kater gola te shenuar.