Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

846 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Repubblica konfirmon gjithcka: “Zhang po ben nje kryeveper ne merkato: do te shese per plot…”

Inter, Repubblica konfirmon gjithcka: “Zhang po ben nje kryeveper ne merkato: do te shese per plot…”
Inter Club Staff

Puna e Interit ne merkato nuk po ndalet aspak dhe zikalterit po planifikojne levizjet e radhes me kujdes te madh.

Normalisht, duke pare situaten ekonomike, zikalterit po bejne llogarite e tyre edhe per situaten e emergjences se Covid19.

Atehere ideja e pare eshte ajo qe me nje levizje, Marotta te zgjidhe problemet teknike dhe financiare, dhe ka qene pikerisht Tuttosport qe e ka dhene kete lajm dhe me pas La Repubblica ka konfirmuar gjithcka.

Behet fjale per shkembimin Vecino-Izzo, nje lajm te cilin e dhame edhe pak me pare, por qe ka gjetur konfirmime te tjera dhe me sa duket, po merr forme.

“Interi eshte ne kerkim te perforcimeve ne janar, dhe me sa duket, dritarja e janarit do te sherbeje per te bere nje shkebim teper te rendesishem.”

“Ne Milano mund te vije Armando Izzo, mbrojtes qendror i Torinos dhe ne Torino mund te shkoje Matias Vecino, nje mesfushor qe Conte e vlereson shume pak.”

“Ky shkembim do te behet koke me koke, por vlera e tyre do te jete 25 milione euro, dhe pothuajse te gjitha ato do te jene plusvalence e paster per dy klubet.”

“Normalisht qe bisedimet sapo kane filluar, por tashme konfirmimet jane te njepasnjeshme.”

“Eshte pikerisht ky transferimi me i mundshem i janarit, edhe pse jemi rreth 1 muaj larg ne kete moment.”

“Kjo nuk eshte nje kryeveper vetem e Marottes, por mbi te gjitha e Steven Zhang, duke pare veshtiresite ekonomike qe klubet kane ne kete moment.”

“Por mardheniet e tija te mira me Cairon, duket se do te zgjidhin jo pak nga keto probleme ne Milano.”

“Te shesesh Vecinon per 25 milione, edhe pse behet fjale per nje shkembim, do te thote qe je me te vertete i afte…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.