Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

760 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, REVOLUCIONI ne mesfushe mban tre emra: “Endrra e madhe e Contes luan tek Chelsea, kushton 70 milione euro.”

Inter, REVOLUCIONI ne mesfushe mban tre emra: “Endrra e madhe e Contes luan tek Chelsea, kushton 70 milione euro.”
Inter Club Staff

Conte e ka thene shume qarte ne muajin tetor te vitit te kaluar pas humbjes kunder Dortmund ne Champions League.

Per te bere saltron e kualitetit, per te ndryshuar mentalitet dhe te kemi nje Inter fitues, duhen lojtare te nje niveli te larte.

Njerez te zote qe te mbajne ritme te rendesishme te pergatitjes. Dhe muskujt dihen, duhen me patjeter ne nje repart si mesfusha qe sot per sot eshte ne emergjence totale per shkak te mungesave.

Emri i pare ne kete liste sipas Tuttosport, eshte ai i Arturo Vidal. I perhershmi Arturo Vidal.

Ai eshte nje emer qe qarkullon prej muajsh tek Interi por nuk eshte i vetmi qe do te kenaqte Antonio Conten.

Tranjerit i duhet edhe Tonali dhe dy mesfushere te tjere qe te zevendesojne Borja Valero, Vecino dhe Gagliardini numerikisht ne skuader.

Sipas te perditshmes torineze Tuttosport, tranjeri zikalter do te pelqente te rikthehej te sterviste nje si Kante, lojtar qe konsiderohet si ne merkato nga Chelsea, por ai kushton 70 milione euro dhe i pelqen Realit te Madridit.

Ai eshte endrra e madhe e Antonio Contes, por tekniku italian e di shume mire se sa e pamundur eshte te arrihet tek ai.

Duket shume e veshtire te arrish tek nje si ai, nderkohe eshte me ekonomike te mendohet per Allan dhe Kessie, per kete te fundit ishte bere nje sondazh edhe ne janar.

Me te dy ata, Interi beri nje tentative ne merkaton e fundit te dimrit si me Napolin por edhe me Milanin ku u ofruan ne kembim dy lojtare: Vecino tek Napoli dhe Gagliardini te Milani.

Per Allan, Napoli kerkon rreth 35-40 milione euro, por mund te provohet qe te futet ne tratative pikerisht urugajani.

Rroga e brazilianit eshte vetem 2 milione euro. Ndersa per Kessie, nuk eshte e sigurt prezenca e tij sezonin e ardhshem me ardhjen si tranjer te Ragnick.

Prandaj mund te duhen per ta blere rreth 25-30 milione euro.

“Duket e veshtire qe Milani mund te pranoje ta shese tek Interri.”

“Kjo sepse Interi nuk ka lojtare te mire te shitshem per te Milani dhe Milanit nuk i pelqen Gagliardini.”

“Plus Interi nuk deshiron ti jape Milanit lojtare te rinj te talentuar ne kembim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.