Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Ricardo Rodriguez futet ne gare dhe parakalon Darmian dhe Criscito: ka hapje nga Wolfsburg…

Inter, Ricardo Rodriguez futet ne gare dhe parakalon Darmian dhe Criscito: ka hapje nga Wolfsburg…
Inter Club Staff

Ricardo Rodriguez futet ne gare si nje kandidature e forte per krahun e majte. Jo me nje nga marshimet e tij klasike, por ne preferencat e Interit per sa i perket nje perforcimi te mundshem ne ate rol, ku zikalterit kane mjaft probleme dhe prej kohesh flitet per emrat e Criscito dhe Darmian.

Sipas asaj qe thote Corriere dello Sport, zikalterit mund te hidhen ne sulm te mirefillte per krahun e majte te mbrojtjes. Kjo eshte ideja e Piero Ausilio, i cili mendon se skuadres i mungon nje mbrojtes krahu dhe eshte per tu zgjedhur cili ndermjet zvicerianit te majte te Wolfsburg apo dy italianet me siper.

Ne realitet – shpjegon e perditshmja italiane – zgjedhja ndoshta nuk do te jete thjesht teknike, por do te lidhet edhe me kushtet e operacionit, gje qe do te thote se klubi zikalter do te zgjedhe ate qe do kete mundesi ta mare ne huazim te thjeshte me te drejte blerje, sepse nuk mund te perdore detyrimin e blerjes per aq kohe sa nuk e lejon FPF. Ne kete rast, ne klubin zikalter ekziston ndjesia se eshte me e thjeshte te bindet Wolfsburg, se sa Zenit dhe Manchester United: klubi gjerman ne fakt kishte dhene ‘ok’ per hapjen e nje tratative me Luiz Gustavo, keshtu qe mund ta kete deren e hapure dhe per largimin e mbrojtesit duke pare se kane jo pak probleme ekonomike. E pikerisht nga ajo dere mund te hyje Piero Ausilio i cili me pare do te provoje te shese Jovetic tek Sevilla duke shpresuar qe klubi andaluzian do te paguaje nje pjese te mire te rroges se sulmuesit e te fuse ne marreveshje edhe nje te drejte blerje e cila nuk do ta nxirrte me humbje Interin.

Per me shume, nga ana numerike, per te mirepritur Rodriguez ne Appiano Gentile, do duhet te shiten disa lojtare krahu: keshtu Santon, i kerkuar nga Sampdoria (ai do te preferonte largim perfundimtar se sa huazimin), e ndoshta edhe Miangue, i kerkuar nga Cagliari.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.