Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

117 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, rifillon nga ketu: keto jane 6 «shtyllat» e te ardhmes. Te pakten te pashitshem…

Inter, rifillon nga ketu: keto jane 6 «shtyllat» e te ardhmes. Te pakten te pashitshem…
Inter Club Staff

Endrra te parealizuara. Shpresa e fundit per te shkuar ne Champions League zbehet kunder murit juventin. Tashme vendi trete eshte nje mirazh prasktikisht i paarritshem. Por Inter-i duhet te ringrihet dhe te nderoje finalen e kampionatit, gjithashtu duke u perqendruar edhe Kupa e Italise. Ne rast se do te futemi ne Europa League, kete gje do ta thote fusha. Mbetet fakti se mungesa e vendit te trete eshte nje dem per buxhetin e shoqerise, Moratti ishte shume i qarte. Inter-i ka deshtuar, por llogarite do te behen ne fund te sezonit. Gjithsesi, eshte nje Sampdoria per t`u mundur.

Dhe Inter-i duhet te kete kujdes nga golat e Mauro Icardi-t: ndeshjen tjeter Sampdoria-Inter do ta luaj me bluzen zikalter. Nje operacion shume i mire i merkatos, jane per tu sqaruar edhe detajet e fundit, por edhe gjithcka e mbaruar. Do te jete nje nga lojtaret ku Inter-i do te ristartoje sezonin e ardhshem. Nje operacion i stilit Kovacic: shpenzon shume per nje lojtar te ri qe eshte gati per te bere mire. Nje invenstim per te ardhmen, te rrisesh nje Top Player ne ekipin tend. Eshte kjo rruga qe duhet ndjekur, duke konsideruar se Top Player-at, kushtojne shume dhe nuk levizin ne rast se ekipi nuk eshte ne kompeticionin e Champions League.

Pra do te jete nje «shtylle» e se ardhmes, nga ai duhet te vijne golat e rilindjes zikalter. Per nje vit bashke me Diego Militon, pastaj mund ta marre ai vendin e tij. Invenstim i rendesishem, por pa rrezik: parate per Mateo Kovacic jane shpenzuar mire. Inter-i arriti te mund konkurrencen e gjysmes se Europes (M.City, Real Madrid, etj) por ka siguruar nje nga talentet me te mire ne bote. Vitlindja e 94, qe ne vitet e ardhshme mund te maturohet dhe te shpertheje, premisat tashme jane shume optimiste. Ne mesfushe, tek Inter-i i te ardhmes, nuk mund te mungoje Fredy Guarin. Eshte nje Top Player. I mungon akoma vazhdimesia: kete vit ka pasur moment te jashtezakonshme ku ka udhequr ekipin i vetem, por edhe momente normale si kjo. Tek Inter-i ndihet shume mire, por ne rast se arrin nje oferte e rendesishme, gjithcka mund te ndryshoje. Gjithsesi Inter-i kerkon t`i mbaje forte te pashitshmit e tij, qe mund te largohen vetem per oferta te rendesishme. Ne keto kohe krize nuk ekziston asnje lojtar i pashitshem, te gjithe kane nje cmim: mjafton te shikosh rastin e Ibrahimovic ne 2009.

E njejta gje si Guarin, vlen edhe per Samir Handanovic: Inter-i ka marre nje kampion te vertete. Nje portier qe gabon pak. Ne kete sezon e ka shpetuar Inter-in shume here, pa keqardhje per largimin e Julio Sezar-it. Inter-in kerkon ta mbaje per shume vite, por merkato mund te jete shume e paparashikueshme dhe (hipoteze) dhe mund te arrije nje oferte nga nje klub si Barcelona dhe te ofroje 25 milione euro. Te gjitha ofertat qe do te vijne, do te vleresohen: objektivi do te jete qe te forcojne Inter-in. Dyshja e mbrojtjes se te ardhmes eshte ne ekip: Ranocchia dhe Juan, kane bere nje sezon te mire pavaresisht veshtiresive te ekipit. Shume pak ekipe kane nje dyshe mbrojtesish qendre kaq te rinj. Ranocchia dhe Juan kane luajtur mire mbi te gjitha kur ishte ne fushe eksperienca e Walter Samuel. Ne te ardhmen, pa THE WALL, do t`iu duhet te ecin vetem, duke u permisuar sezon mbas sezoni. Handanovic portier, Ranocchia e Juan ne mbrojtje, Kovacic dhe Guarin ne mesfushe dhe Icardi ne sulm. Inter-i tashme e ka nje «skelet»per sezonin tjeter, dhe nuk eshte kjo e gjitha, kjo eshte baza nga ku do rifiloje projekti. Tifozet interiste nuk duhet te shqetesohen ne rast se vijne oferta per keta talente: vetem ofertat «monstruoze» do te vleresohen.

«Shtyllat» e Inter-it te se ardhmes tashme jane, mbetet per te pare pjesen tjeter.  Ka te rinj te tjere, te huazur ose ne ekip: nga Bardi tek Duncan, duke shkuar tek Longo, Mbaye, Benassi dhe Laxalt (i cili do te vije ne qershor). Pervec lojtareve te se ardhmes, eshte edhe baza e lojtareve prezent: lojtare si Palacio dhe Nagatomo mbase mund mos te jene kampione por jane lojtare shume te mire, qe kane bere shume mire dhe mund te besosh tek ta. Pervec ketyre jane edhe «senatoret» (Zanetti, Chivu, Cambiassso e Milito),  me ardhjen edhe te Campagnaro-s. Nje formacion qe do te kompletohet nga linja e dyte dhe lojtare si KuzmanovicSchelottoMundigayiAndreolli,BottaObi dhe Carrizo. Ne dyshim jane shume lojtare. Por disa prej tyre si SamuelStankovicCassano,Gargano dhe Pereira nuk dihet akoma nese do te veshin fanellen zikalter sezonin tjeter. Nderkohe shume afer largimit jane AlvarezSilvestreJonathan dhe Rocchi. Strategjia e merkatos tashme eshte e percaktuar. Dyshime do te dalin nga muaji maj e deri ne fund te kampionatit. Dhe ndeshjet si kjo e Sampdoria-s do te jene teste te rendesishme per te kuptuar se si duhet zhvilluar sezoni i ardhshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.