Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter rigjen Ansaldin e vertete: Pioli shpresonte dhe Ausilio i ka shpjeguar veshtiresite…

Inter rigjen Ansaldin e vertete: Pioli shpresonte dhe Ausilio i ka shpjeguar veshtiresite…
Inter Club Staff

Fitorja ndaj Sassuolos ka sjelle edhe lajme te mira per Stefano Piolin pervec tre pikeve nga transferta, gje qe nuk ndodhte prej kohesh.

Tekniku Italian ka filluar ti shohe frutet punes se tij dhe per here te dyte radhazi zikalterit arrijne te sjellin ne shtepi tre piket por arrijne te mbajne te paprekur edhe porten e Samir Handanovic. Por kjo nuk eshte e gjitha, ndaj Sassuolos, ne fakt, Interi me ne fund ka gjetur Cristian Ansaldi, deri me tani i pare ne veshtiresi goxha te madhe qe prej ardhjes tek Interi.

DEMTIMET TE LENA PAS – Mbrojtesi i krahut argjentinas ka luajtur shpesh here me disa probleme te natyres fizike, por me ne fund keto probleme duket se jane lene pas dhe Ansaldi mund te arrije te shfaqet ne nivelet e tij me te larta, ne ato nivele ku ka rene ne sy edhe tek Zenit dhe Genoa. Pas Candreves, ish lojtari i Genoas ka qene me i miri ne fushe per Interin: gjithmone mire dhe i gatshem ndaj cdo kundershtari. Ndeshja e tij ishte nje paraqitje mjaft e mire dhe kjo gje ben mjaft te lumtur Stefano Piolin. 

DIALOG AUSILIO-PIOLI – Tekniku emilian ka besuar gjithmone tek potenciali i Ansaldit, aq shume sa ne nje mbledhje teknike me Piero Ausilion i ka treguar se problemet me te medha te Interit nuk vinin nga lojtaret e krahut zikalter, por nga zemra e mesfushes, ku mungon lojtari qe eshte ne gjendje te jape ekuiliber dhe zemer mesfushes. Aty sipas Piolit, mungon nje lojtar qe te vendose kohen e ndeshjes dhe shpejtesine e saj. Natyrisht, ‘nje dallandyshe nuk sjell pranveren’, dhe Ansaldi duhet te vazhdoje te konfirmoje se mund te luaje me vazhdimesi pikerisht si ne ndeshjen e djeshme, por nderkohe Pioli duhet te jete i gezuar dhe eshte i gatshem ta hedhe perseri nga minuta e pare edhe te merkuren ndaj Lazios.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.