Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

287 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Robin Gosens nuk e mban dot vendi: “Doni te dini si me ka pritur skuadra ne Milano? Ne fakt kur erdha…”

Inter, Robin Gosens nuk e mban dot vendi: “Doni te dini si me ka pritur skuadra ne Milano? Ne fakt kur erdha…”
Inter Club Staff

“Doni te dini si me ka pritur skuadra ne Milano? Ne fakt kur erdha nuk e dija cfare te prisja, por kam gjetur nje ambient teper te bukur.”

“Kam gjetur lojtare te rendesishem por edhe shume te disponueshem. Gati per te me ndihmuar. Eshte nje grup qe punon mbi shume objektiva.”

Keto jane fjalet e para te Robin Gosens per Matchday Programme zikalter, ne prag te ndeshjes se neserme ndaj Salernitanes.

DEBUTIMI NE DERBI – “Une e prisja prej shume kohesh: jam rikyther ne fushe pas nje demtimi qe me zgjati rreth pese muaj.”

“Ne te njejten kohe kam luajtur per here te pare per keto ngjyra. Ka qene nje sfide jo e thjeshte, por do te mbetet per mua nje moment special, plot me emocion.”

GJERMANET E INTERIT – “Kane shkruar historine ketu, me vjen ne mendje Andy Brehme sepse ka luajtur ne nje rol te ngjashem me mua. Nje shembull.”

KARRIERA – “Nuk kam bere ate karrieren tradicionale, por kam pasur shume vullnet ne cdo hap qe kam hedhur dhe te firmos me Interin eshte krenari me vete.”

“Kam ardhur deri ketu sepse kam pasur motivimin e duhur ne cdo hap.”

PORTUGALI-GJERMANI – Te luash per Kombetaren eshte gjithmone nje emocion special. Sfida me e bukur? Suksesi 4-2 ndaj Portugalise ne Euro 2020.”

“Ka qene nje fitore e pabesueshme duke permbysur gjithcka kunder skuadres qe ishte Kampione e Europes ne fuqi dhe une kam dhene dy assiste dhe kam shenuar edhe nje gol.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.