Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter – Roma, Chivu: “Salah dhe Perisic do jene dy faktoret me te rendesishem. De Boer? Duhet ta dinte”.

Inter – Roma, Chivu: “Salah dhe Perisic do jene dy faktoret me te rendesishem. De Boer? Duhet ta dinte”.
  • On 24/02/2017, 15:54

Cristian Chivu eshte nje Ex i dyfishte, pasi ka luajtur per Inter por edhe per Romen: “Nje ndeshje qe do kete nje tjeter ritem, Inter e Roma jane shume mire si fizikisht ashtu edhe mentalisht. Njera kerkon vazhdimesi, tjetra kerkon te ndjek hapin e Napolit e ti qendroj afer Juves”.

Ju keni luajtur shume kohe me Spalletin ne pankine…
“Eshte nje trajner i madh, ka nje menyre unike per te folur me lojtaret. Kujdeset per detajet”.

Me Piolin nuk keni punuar. Cfare mendon per punen e tij?
“Po ben dicka te mrekullueshme, mendoj se eshte merita e tij qe Inter vazhdon beson ne Champions. Inter ka humbur shume pik kur duhej te fitonte. Kur u zgjodh De Boer, duhet ta dinte qe do perballej me veshtiresi”.

Taktikisht ka disa aspekte interesante ne sfiden e se dieles.
“Duke menduar ndeshjen e pare, Interit i mungonte organizimi dhe kontrolli i topit. Mendoj se Roma do kerkoj vertikalizimet per te shfrytezuar shpejtesine e sulmuesave te krahut. Alternativa eshte spondi tek Dzeko”.

Ju si nje ish mbrojtes krahu, cfare do benit kunder Salah?
“Kur jam perballur me lojtare si Messi o Robben, me ndihmonte ose mbrojtesi i qendres ose mesfushori i atij krahu”.

Pra vemendje tek Salah. Per Inter?
“Perisic, fondamental ne ndeshjet e medha. Ka shpejtesi, vizion loje dhe di te shenoj. Nese Roma luan me 3 mbrojtesa, kroati mund te nxjer njerin prej tyre jasht roli”.

Beson se Inter e Roma do kthehen nje dite per te luftuar per Skudeton?
“Per ta arritur ne nivelin e Juventus, nuk duhen vetem 11 lojtare te zot, dhe nje trajner i mire. Por duhet mbeshtetja e gjith klubit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.